katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
    9 hours ago
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
    9 hours ago
    Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako
    9 hours ago
    Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale
    16 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    18 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    18 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    18 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    19 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    15 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    18 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Shokët ndërtojnë strehimore për qentë endacakë në Ferizaj
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Shokët ndërtojnë strehimore për qentë endacakë në Ferizaj

Last updated: 18/12/2024 1:26 PM
342 Shikime
Shpërndaje
Foto: KTV/Screenshot
  1. katror.info>
  2. Lajme të mira>
  3. Shokët ndërtojnë strehimore për qentë endacakë në Ferizaj

Erën e ushqimit e nuhasin larg. Luna dhe shokët e shoqet e saj kanë një dashuri të veçantë për Artan Ismajlin. Kur ai arrin në parkun e qytetit në Ferizaj, fillon t’i ushqejë një nga një, shkruan KOHA.

Konfleksa, gullash dhe sallame të ndryshme janë ushqimet që Artani sjell për t’i ushqyer qentë endacakë.

Përveç kësaj, së fundmi ai, së bashku me disa vullnetarë dhe dashamirës të kafshëve, ka ndërtuar një strehimore.

Mundesh me e lexu edhe...

Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?

Në këtë mënyrë, këta qen do të kenë një strehë gjatë netëve të ftohta të dimrit dhe nuk do të kalojnë natën në rrugë. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Çdo person ka kontribuar me 184 euro për ndërtimin e strehimores, e cila mund të akomodojë deri në 25 qen.

Ismajli thotë se për këtë gjë janë ndihmuar edhe nga aktivistë të kafshëve nga Italia.

“Kjo iniciativë ka qenë një ide e kamotshme, mirëpo tash kohëve të fundit kemi pasur mundësinë që ta realizojmë. Dua t’i falënderoj të gjithë vullnetarët dhe donatorët nga Italia që e kanë bërë të mundur duke i ndarë disa të holla. Kjo iniciativë ka ardhur për shkak të nevojës së madhe që kemi pasur, për arsye se edhe këta qen sikurse edhe të tjerët nëpër Kosovë flenë në rrugë, nëpër shi, borë dhe acar. Kësisoj ne kemi vendosur të gjithë së bashku që të ndërtojmë një strehimore të vogël, ku këta qenë do ta kalojnë dimrin këtu, derisa të bëhet një zgjidhje afatgjate”, thotë ai. “Nuk mundem me e ditë numrin e qenve nëpër të gjitha pikat që i ushqejmë sepse numri i tyre ndryshon, disa rrinë në territorin e tyre e disa të tjerë i sjellin. Nuk është vetëm këtu , është edhe ne Nerodime e Lloshkobare që ne i kemi vendosur disa kolibe për ta dhe që munden me u strehu, që të kenë sadopak rehati dhe ta kenë ngrohtë”, shton Ismajli.

Përveç se i ushqen, Artani, së bashku me shokun e tij Mexhidin, edhe i mjekon qentë dhe të gjitha kafshët e tjera të pyllit që kanë nevojë. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
KTV – SOT

Këtë angazhim, Ismajli tashmë e ka shndërruar në një traditë, pasi ka 20 vjet që merret me kujdesin ndaj kafshëve.

“Janë bërë më shumë se 20 vjet që ne merremi me vullnetarizëm, së bashku me shokë dhe shoqe kemi pasur raste më të ndryshmet. Në fillimin tonë ka qenë vështirë sepse edukata dhe kultura e njerëzve ka qenë minimale. Tash ka një qytetari më të madhe kjo vërehet përmes kujdesit që njerëzit e kanë me kafshët, ndaj ushqimit të tyre, mandej edhe sjelljet e kafshëve që kanë ndaj neve, të dashura dhe të sjellshme, të buta sepse në çdo kohë të falin dashuri”, tregon ai.

Ismajli thotë se paratë për ushqimin e qenve të rrugës i nxjerr nga xhepi i tij, pasi nuk ka donacione të mirëfillta për këtë qëllim.

“Donacione ne kemi shumë pak dhe kërkoj të tilla sidomos me ushqim dhe me preparate për luftimin e parazitëve të brendshëm dhe të jashtëm. Ushqimin e sigurojmë ne vetë kohë pas kohë na ndihmojnë donatorët, por që ndihma e tyre është e vogël. Kohën e fundit na ndihmon me një sasi modeste të ushqimit një shoqatë nga Holanda, gjë që e falënderoj shumë. I ftojmë edhe të tjerat, kjo zonë ka ushqim zona të tjera kanë më pak dhe qenë pastaj bëhen më agresiv. Ushqimin e sigurojmë së bashku me vullnetarë, mirëpo ne e kemi një pasion një dashuri dhe një lloj altruizmi që i jemi mësua që të mos konsumojmë ushqim vetëm për vete por ta ndajmë edhe me të tjerët, ne nuk shpenzohemi nëse e bëjmë këtë gjë, por vetëm pasurohemi. Kjo është kënaqësi e jona”, thekson ai. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Përveç vullnetarëve, edhe Komuna e Ferizajt ka shpërndarë pika ushqyese për qentë endacakë, dhe shumë shpejt do t’i ndihmojë edhe vullnetarët në kauzën e tyre për mirëqenien e kafshëve të rrugës.

“Ne jemi në kontakt me komunën dhe ajo është duke e shqyrtuar mundësinë që të na ndihmojë. Ata janë shumë serioz në këtë aspekt. Këtu ka edhe pika ushqyese të komunës, që vetë komuna i ushqen qentë e këtyre zonave”./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    KQZ certifikon rezultatin zgjedhor: Cilët janë hapat e radhës?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    New York nderon Kosovën – Senati miraton rezolutë për 18-vjetorin e Pavarësisë
TAGGED:aktivizmiFerizajlajme të miraqente endacaketop2veterinari

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Granit Xhaka në mesin e 10 lojtarëve më të aktivizuar në 2024
Artikulli i ardhshëm Trajtoni vetën me ëmbëlsira me raste, është më mirë për zemrën tuaj

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

“Vendi im” rikthehet në New York për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

26 Shikime
Lajme të mira

FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë

5 Shikime
Lajme të mira

Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut

52 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?