katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
    9 hours ago
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
    9 hours ago
    Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako
    9 hours ago
    Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale
    16 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    18 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    18 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    18 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    19 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    15 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    19 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Shoqëria civile: Masat e Efiçiencës së Energjisë duhet të jenë inkurajuese, jo kufizuese
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Shoqëria civile: Masat e Efiçiencës së Energjisë duhet të jenë inkurajuese, jo kufizuese

Last updated: 02/09/2024 12:48 PM
106 Shikime
Shpërndaje
Foto: Epoka e Re/ Foto Ilustrim
  1. katror.info>
  2. Lajme të mira>
  3. Shoqëria civile: Masat e Efiçiencës së Energjisë duhet të jenë inkurajuese, jo kufizuese

Të mos ndërprehet thirrja “Zbatimi I Masave Të Eficiencës së Energjisë për Shtëpitë Individuale të Banimit”

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) po ndjek me shqetësim ndërprerjen e parakohshme të thirrjes publike për “Zbatimin e Masave të Eficiencës së Energjisë për shtëpitë individuale të banimit”. Ky program, që ka tërhequr një interesim të jashtëzakonshëm me 1,333 aplikime në vlerë prej 4,998,871.79€, është mbyllur vetëm pas pak ditësh aplikimi.

INDEP thotë se kërkesa për masat e eficiencës së energjisë duhet të jetë inkurajuese, jo kufizuese. Përgjigjja masive e qytetarëve për të marrë pjesë në këtë program është shenjë që duhet të shtyjë Qeverinë e Kosovës të rrisë buxhetin e ndarë për këtë qëllim, dhe të paktën të dyfishojë fondet e parapara. Në vitin 2020 përmes punimit “Përfitimi nga efiçienca e energjisë nga sektori rezidencial” ne argumentuam se si një politikë e tillë kishte potencial rritës eksponencial dhe sa më shumë që investohet aq më i madh dhe më i shpejtë përfitimi.

Mundesh me e lexu edhe...

A mund të ngrihet ujëvara e Niagara-së?

FKEE, si një institucion publik, u krijua me qëllim që të ndihmojë vendin në arritjen e objektivave të efiçiencës së energjisë. Mbyllja e thirrjes për aplikime dërgon një sinjal negativ për angazhimin e qeverisë për këto qëllime. Strategjia e energjisë përcakton objektivin kumulativ prej 266.4 ktoe në kursimet e energjisë në sektorin e ndërtesave deri në vitin 2031, që përkthehet në një objektiv vjetor prej 4.44 ktoe nga viti 2024 deri në 2031. Për të arritur këtë objektiv vjetor, vlerësohet se rreth 20 milionë euro duhet të investohen çdo vit. Prandaj, inkurajohet qeveria të ndajë fonde shtesë vjetore për FKEE-në në mënyrë që të mos rrezikohet arritja e qëllimeve të detyrueshme, sipas kërkesave të sekretariatit të komunitetit të energjisë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

INDEP këshillon që FKEE të mos mbyllë thirrjen, pavarësisht buxhetit të kufizuar. Operimi sipas parimit “Kush aplikon i pari, sherbehet i pari” nuk rrezikon funksionimin e programit, por përkundrazi lejon që edhe aplikanti i fundit të aplikojë për masa në EE. Kjo qasje mundëson që FKEE dhe Qeveria të analizojnë saktësisht koston e vlerësuar për përkrahjen e të gjithë aplikantëve, duke siguruar që programi të mbetet efektiv dhe gjithëpërfshirës.

Qeveria e Kosovës është në pozicion shumë të mirë që të përdorë këtë vullnet të qytetarëve për të investuar në mënyrë që masat e izolimit të shtrihen tek të gjithë ata. INDEP që nga viti 2012 ka theksuar moton se “investimi në efiçiencë është fitim”. Sot, më shumë se kurrë Qeveria duhet të shkojë një hap më tej për shtrirë investimet gjithandej Kosovës.

Që nga viti 2012, INDEP ka avokuar me moton “investimi në efiçiencë është fitim”. Në këto kohë sfiduese, dhe me afrimin e muajve të vjeshtës dhe dimrit, Qeveria duhet të tregojë ambicie më të mëdha në mbështetjen e iniciativave që synojnë uljen e intensitetit energjetik të vendit dhe përmirësimin e jetesës së qytetarëve.

Sipas tyre, mbyllja e mundësisë për aplikim ende pa u vlerësuar arsyeshmëria e projekteve të paraqitura është dekurajuese për qytetarët. Qeveria ka mjetet, ka mundësitë dhe ka bazën ligjore dhe të politikave publike që në bashkëpunim me Fondin të shtoj buxhetin dhe për të mos ndalë skemën ende pa marrë formë!

Ky program dhe këto nisma janë historike për faktin që po shënojnë një pikë kthese edhe në rritjen e vetëdijes së qytetarëve dhe pjesëmarrjes së tyre të drejtëpërdrejtë në investime. Kur qytetarët po tregojnë vullnet për të ndarë gjithçka nga kursimet e familjes për efiçiencë, edhe Qeveria e Fondi duhet të ndajnë diçka nga buxheti i investimeve që transformimi të jetë kuptimplotë dhe gjithpërfshirës./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    KQZ certifikon rezultatin zgjedhor: Cilët janë hapat e radhës?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    New York nderon Kosovën – Senati miraton rezolutë për 18-vjetorin e Pavarësisë
TAGGED:banimiindeplajme të miraMasat e Eficiences se Enerjgiseshtepitetop3tophome2

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Shpaloset kategoria kryesore garuese e edicionit 16 të PriFest
Artikulli i ardhshëm ​Kosova kthehet me medalje nga Botërori i Kickbox-it

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë

5 Shikime
Lajme

Basha mbledh krerët e partive sot

9 Shikime
Lajme të mira

Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut

52 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?