Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), sot (e premte) është tërhequr shorti për edicionin 2023/24 të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.
Tërheqja u bë nën praninë e Komisionit të Garave të FFK-së dhe të përfaqësuesve të klubeve.
Sezoni 2023/24 i Superligës së Kosovës pritet të startojë pas dy javësh apo më saktë më 12 dhe 13 gusht.
Kryetari i KG-së, Avdyl Bellopoja i njoftoi përfaqësuesit edhe për përgatitjet për fillimin e Ligës U21, për të cilën do të vlejë kalendari i njëjtë i garave të Superligës.
Pas tërheqjes së shortit për javën e parë që nis më 12 gusht do të ballafaqohen:
Liria – Ballkani
Drita – Llapi
Dukagjini – Malisheva
Fushë Kosova – Gjilani
Prishtina – Feronikeli