Sot (e shtunë) do të hidhet shorti për grupet e Kampionatit Evropian 2024 që do të mbahet në Gjermani, e ku përveç Gjermanisë nikoqire, deri tani janë kualifikuar edhe 20 kombëtare për Kampionatin Evropian.
Në mesin e tyre gjendet edhe Kombëtarja e Shqipërisë, ndërsa tri vendet e mbetura do të plotësohen përmes ndeshjeve “play-off” në muajin mars.
Ready for the #EURO2024 draw at 18:00 CET! 👊 pic.twitter.com/lOK5TFFMHL
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) December 2, 2023
Të gjitha këto kombëtare do ta mësojnë fatin e tyre gjatë ditës së sotme, e shtunë, 2 dhjetor, me shortin që do të tërhiqet nga ora 18:00 në Elbphilharmonie të Hamburgut.
Kombëtarja Shqiptare ndodhet në vazon e dytë, dhe do të shortohen me nga një skuadër në grup të secilës prej tre vazove të tjera.
Nuk përjashtohet që kuqezinjtë të shortohen në një “grup të vdekjes”. /Katror.info
Përgatiti:
