Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve “Shota” ka njoftuar se ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke fituar çmimin prestigjioz “Grand Premio” në festivalin e njohur ndërkombëtar “Zamora Folk Festival” në Zamora, Spanjë.
“Ky triumf merr edhe më shumë vlerë duke konkurruar me 5 ansamble të jashtëzakonshme nga Brazili, Panamaja, Kroacia dhe Malajzia.
Gjatë qëndrimit tonë në Spanjë, ansambli ynë prezantoi me krenari traditat tona para një publiku të ngrohtë, i cili na shpërbleu me duartrokitje të gjata dhe entuziazëm të veçantë,” thuhet në njoftim./Katror.info