Kombëtarja shqiptare ka kryer pasditen e sotme seancën e parë stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në kuadër të ndeshjeve ndaj Anglisë dhe Andorrës.
FSHF-ja bën me dije se të 26 lojtarët e grumbulluar janë bashkuar me ekipin.
Të fundit që mbërritën në grumbullim u bashkuan me skuadrën gjatë seancës stërvitore.
Ndërkohë, trajneri Sylvinho kishte grumbulluar edhe disa lojtarë nga kampionati “Abissnet Superiore” për seancën e sotme stërvitore.
Ndër ta është edhe Altin Bytyçi, i cili luan te Partizani dhe është me prejardhje nga Kosova, më saktësisht nga Suhareka.
Bytyçi më parë ishte pjesë e kombëtares U19 të Kosovës, për të cilën kishte pesë paraqitje.
Të mërkurën, ekipi shqiptar do të udhëtojë drejt Londrës, ku të premten Kombëtarja do të luajë ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës 2026 ndaj Anglisë në “Ëembley”. /Katror.info
Përgatiti:
