Shqipëria është nderuar me medaljen e argjendtë nga “Wander Reader Travel Awards” si vendi më i dëshirueshëm për t’u vizituar nga turistët. Kështu ka njoftuar Kryeministri Edi Rama përmes rrjeteve sociale.
Është prestigjiozja britanike “Wanderlust” që në edicionin e 23 të saj akordoi këtë vlerësim për vendin tonë, i cili merret përmes një votimi publik.
“Lajm i bukur nga “Wander Reader Travel Awards” në Londër ku Shqipëria Turistike është nderuar me Medaljen e Argjendtë si vendi më i dëshirueshëm për t’u vizituar nga turistët gjatë edicionit të 23-të të çmimeve që revista prestigjioze britanike “Wanderlust” akordon përmes një votimi publik, duke e vlerësuar vendin tonë si një destinacion që po fiton shpejt famë botërore ku ndërthuren bukuritë natyrore me trashëgiminë e pasur kulturore”, shkruan Rama./Katror.info