katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    “Goca e Kaçanikut” çoi artin e Operës së Kosovës në Shkup
    32 minutes ago
    Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së sipas rregullave të reja të azilit
    43 minutes ago
    India po shënon një revolucion të energjisë së pastër më shpejt se Kina
    46 minutes ago
    NATO: Ballkani Perëndimor mbetet lart në agjendën e Aleancës
    3 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së sipas rregullave të reja të azilit
    43 minutes ago
    Hapet thirrja për grante për bizneset e turizmit
    2 hours ago
    Nga 170 në 300 euro, rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë
    3 hours ago
    Nis takimi trilateral Shqipëri–Kroaci–Kosovë për thellimin e bashkëpunimit ushtarak
    3 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    23 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    1 day ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Gjithnjë e më shumë shqiptarë në universitete prestigjioze botërore
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Gjithnjë e më shumë shqiptarë në universitete prestigjioze botërore

Last updated: 19/08/2024 6:46 PM
121 Shikime
Shpërndaje
  1. katror.info>
  2. People>
  3. Gjithnjë e më shumë shqiptarë në universitete prestigjioze botërore

Në Shqipëri, të rinjtë gjithnjë e më shumë po priren të studiojnë jashtë vendit, në universitetet e Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Deri në fund të vitit akademik 2023-2024 rreth 14 mijë të rinj shqiptarë studiuan jashtë vendit, ku më shumë se 1000 prej tyre në Universitetet e Amerikës.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, sjell përvojën e të riut Arbri Kopliku, i cili, pasi përfundoi shkëlqyeshëm studimet në Institutin e Teknologjisë në Masaçusetts të Bostonit, po përgatitet të nis studimet për doktoratur në Universitetin mjeksor të Harvardit.

Mundesh me e lexu edhe...

Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së sipas rregullave të reja të azilit

Për të rinjtë shqiptarë, që studiojnë në Europë dhe Amerikë, janë ditët e fundit të pushimeve verore në vendlindje, pasi shumë shpejt ata do të rikthehen në auditore.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Edhe i riu nga Shkodra, Arbri Kopliku, pas disa ditësh do të udhëtojë për studime drejt SHBA-së. Gjatë 4 viteve të kaluara, ai përfundoi studimet për Bio-Inxhinieri me rezultate të nivelit të lartë në Institutin e Teknologjisë së Masaçusetsit, ndërsa në ditët e para të shtatorit do të nisë studimet për doktoraturë në Universitetin e Harvardit.

“Do të rikthehem në Amerikë, prap në Boston, për të filluar studimet për doktoraturë në programin në mes të shkollës së mjekësisë së Harvardit, Harvard Medical School dhe Institutit Teknologjik të Masaçussets, ku isha për të kryer bachelorin. Do të studioj për inxhinieri mjekësore edhe specifikisht do të punoj në një laborator që zhvillon trajtimet e reja të personalizuara në një shkallë nano, shumë të vogël, për kancerin specifikisht por që të jenë të afta me trajtu shumë lloje të kancerave me të njëjtën teknologji”, tregon ai për Zërin e Amerikës.

Arbri thotë se përvoja e fituar në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets është mjaft e veçantë për të si student, pasi studimi në një prej universiteteve më të mira në botë, i krijoi mundësinë e njohjes me zhvillimet më të fundit të kërkimit shkencor, zgjedhjen e lëndëve dhe komunikimin me profesorët që ishin në frontin e parë të imunologjisë dhe luftës kundër COVID-it, mbi të gjitha, zhvillimin e praktikave mësimore në laboratorë dhe kompani me famë botërore.

Ishte periudha pas COVID-it, thotë ai, dhe kjo ndikoi në mënyrën ku u fokusua shkenca. Laboratorët me rritjen më të shpejtë ishin ato që prodhonin antitrupa dhe vaksina dhe po përparonin në kërkimin shkencor, sidomos për sëmundjet infektive.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kjo, ndihmoi të përfshihet në kërkimin shkencor dhe të aplikojë njohuritë teorike nëpërmjet projektesh madhore te kompanive më të njohura në Amerikë, ku ai zhvilloi praktikat mësimore.

“Hera e parë ishte tek kompania Moderna që është edhe kompania që ka prodhuar edhe vaksinën kundër COVID-it dhe shumë gjëra të tjera. Puna që kisha unë ishte për të testuar lloje të ndryshme kombinimesh të ARN, që ishte përmbajtja e vaksinës, për të arritur që vaksinat të bëhen më të qëndrueshme ndaj temperaturave të larta dhe më thjeshtë të prodhohen. Pastaj, verën pas kësaj unë u futa në një fushë krejt tjetër, çuditërisht ishte krejt e përshtatshme me edukimin që kisha marrë në shkollë, por që ishte për pajisjet biomjekësore. Kompania prodhonte pajisje për diabetin, për sëmundjet neurodegjenerative edhe për kancerin”, thotë ai.

Në Boston jeton një komunitet i madh shqiptarësh, mes të cilëve edhe të rinj nga trevat shqipfolëse, të cilët studiojnë në universitetet e Bostonit. Kjo, thotë Arbri, ishte një mundësi e mirë për të krijuar shoqatën e studentëve shqiptarë në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets, përmes të cilës marrin pjesë nëpër panaire, ekspozita, në festivale të kulturës ballkanike dhe europiane si dhe ndërveprojmë me shoqatën “Besa” dhe Kishën e Shën Gjergjit në Boston.

Ndërsa një vit më parë, bashkë me një të ri shqiptar që studion në Kanada, themeluan organizatën jofitimprurëse “Albanian Trailblazers”, e cila ofron mentorim dhe mbështetje për të rinjtë shqiptarë që duan të studiojnë jashtë vendit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Arritëm të krijojmë një organizatë që quhet “Albanian Trailblazers”, e cila vitin që kaloi është zgjeruar shumë. Kemi arritur të krijojmë një grup për workshope ku, shqiptarët e suksesshëm nëpër botë mund të vijnë , të ndajnë përvojat e profesioneve të tyre apo pasionet gjithashtu. Kemi krijuar një grup për ndërlidhjen e shqiptarëve me synimin që të bëjnë grupe të veçanta si shqiptarët e Bostonit, të Londrës apo Austrisë dhe me u arritë të takohemi edhe fizikisht dhe jo vetëm virtualisht”, tregon ai.

Studimet në ciklin e doktoraturës në Universitetin e Harvardit pritet të zgjasin pothuajse 6 vite, një rrugë e gjatë dhe plot sfida edhe për të riun nga Shkodra, Arbri Koplikun, por ai ndjehet optimist se do t’i kapërcejë i nxitur nga synimet që ka për të ardhmen.

“Doktoratura në Amerikë është pak e gjatë, është 5-6 vjet, por duke mendu përtej kësaj unë kam dëshirën që njohuritë që arrij t’i thelloj gjatë doktoraturës si dhe zbulimet t’i paketoj në mënyrë të atillë që të jetë një kompani në të ardhmen. Me hap një kompani dhe, pse jo, me përfshi edhe Shqipërinë aq sa ajo mund të ofrojë për zhvillimin e teknologjive për kurimin e sëmundjeve të ndryshme, por edhe për prodhimin e produkteve biofarmaceotike”. /VOA /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:Arbri Kopilikupeopleshqiptaretstudimetop2Tophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Google shton përdorimin e inteligjencës artificiale në motorin e kërkimit në internet
Artikulli i ardhshëm Nisin vizitat në terren për Pilotimin e Reformës së Skemës së Asistencës Sociale

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

India po shënon një revolucion të energjisë së pastër më shpejt se Kina

2 Shikime
Lajme të mira

Hapet thirrja për grante për bizneset e turizmit

6 Shikime
Kuriozitet

Në Madrid taksitë do të operojnë pa shofer në timon

5 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?