Eneda Toska është shqiptarja që është shpërblyer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Çmimin e Karrierës për Kërkimet rreth Kancerit.

Toska mban titullin doktor shkence dhe u shpërblye nga Shoqata Amerikane për Kërkimet rreth Kancerit për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në këtë fushë si një hulumtuese e hershme e karrierës, raporton KlanKosova.
Ajo ka emigruar nga Shqipëria drejt SHBA-së në moshën 15-vjeçare dhe ka kryer studimet e larta atje për mjekësi.
Eneda triumfoi mes 5 për qind të njerëzve që fituan të drejtën për të hapur një laborator, pas një trajnimi që zgjati shtatë vjet, ku hapi “Toska Lab” në Universitetin e mirënjohur amerikan Johns Hopkins.
Tashmë, mjekja shqiptare bashkëpunon me shumë shkencëtarë të fushave të ndryshme, që eksplorojnë përmes kërkimit dhe inovacionit në epigjenetikën dhe terapitë e reja të kancerit. Katror.info ka shkruar edhe më parë për rrugëtimin e Eneda Toskës./Katror.info
Përgatiti:
