Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, përmes një njoftimi në Facebook, ka ndarë pamje se si do të duket sheshi “Xhorxh Bush”.
“Kështu do të duket Sheshi Xhorxh Bush. Thirrja për operatorët ekonomik tanimë është hapur. Projekti i reviduar përfshin edhe transformimin e Sheshit Zahir Pajaziti dhe të hapësirave përreth”, ka shkruar Rama.
Tutje, ai u shpreh se vizioni i tyre për Prishtinën me qytetarin prioritet, po vazhdon.
Kujtojmë se dje u shpall tenderi prej 18,4 milionë euro për ndërtimin e sheshit “Xhorxh Bush”.
Në njoftimin e publikuar thuhet se Operatori Ekonomik që dëshiron të marrë pjesë në këtë proces Prokurimi duhet të ofroj dëshmi se qarkullimi vjetor gjatë tri viteve të fundit para publikimit të Njoftimit për Kontratë është minimum 36,500,000.00 euro./Katror.info