Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se në nivel vendi janë regjistruar gjithsej 51 vatra zjarri.
Sipas njoftimit prej tyre katër vatra vazhdojnë të jenë aktive ndërsa 47 vatra janë lokalizuar, falë ndërhyrjes së Njësive të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.
Agjencia apelon tek qytetarët që të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr të denoncojnë pranë organeve ligjzbatuese çdo rast të zjarrvënies së qëllimshme dhe të raportojnë rastet në numrat 112 193 dhe 192./Katror.info