katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
    4 hours ago
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
    4 hours ago
    Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako
    4 hours ago
    Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale
    11 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    13 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    13 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    13 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    14 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    4 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    4 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    10 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    13 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    1 day ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Si po ndryshon Elon Musk atë që shihni në Twitter?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Viral

Si po ndryshon Elon Musk atë që shihni në Twitter?

Last updated: 15/12/2022 7:21 PM
125 Shikime
Shpërndaje
  1. katror.info>
  2. Viral>
  3. Si po ndryshon Elon Musk atë që shihni në Twitter?

Ajo që shihni në informacionet e Twitter-it në llogarinë tuaj po ndryshon. Por si? Pronari i ri i platformës së mediave sociale, Elon Musk, është përpjekur të provojë, duke u dhënë gazetarëve të përzgjedhur qasje në disa prej komunikimeve të brendshme të kompanisë, se zyrtarë nga ekipi i mëparshëm drejtues dyshohet se kanë shtypur zërat e krahut konservator, shkruan Zëri i Amerikës.

Këtë javë, Elon Musk shpërndau një grup këshillues, të njohur si Këshilli i Mirëbesimit dhe Sigurisë, i përbërë prej rreth 100 organizatash të pavarura civile, të të drejtave të njeriut dhe të tjera që kompania e formoi për të trajtuar gjuhën e urrejtjes, shfrytëzimin e fëmijëve dhe çështje të tjera.

Çfarë do të thotë ky zhvillim për atë që shfaqet në burimin tuaj të informacionit çdo ditë në këtë platformë? Së pari, lëvizjet tregojnë se Elon Musk po i jep përparësi përmirësimit të perceptimit të Twitter-it për të djathtën politike në SHBA. Ai nuk po premton fjalën e lirë të papenguar, por më shumë një ndryshim të praktikës së mesazheve që përforcohen duke u shpërndarë dhe atyre që fshihen.

Mundesh me e lexu edhe...

Si ndryshon floku me moshën – nga të 20-at e më tej

ÇFARË JANË DOSJET E TWITTER-it?

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Elon Musk e bleu Twitter-in për 44 miliardë dollarë në fund të tetorit dhe qysh atëherë ka bashkëpunuar me një grup gazetarësh të zgjedhur me kujdes, duke përfshirë ish shkrimtarin e Rolling Stone, Matt Taibbi dhe opinionistin Bari Weiss. Në fillim të këtij muaji, ata filluan të publikojnë – në formën e një serie postimesh – veprimet që Twitter-i ndërmori më parë kundër llogarive që mendohej se kishin shkelur rregullat e kompanisë lidhur me përmbajtjen. Këto përfshijnë foto të email-eve dhe komentet e mesazheve mes anëtarëve të bordit që pasqyrojnë bisedat brenda Twitter për ato vendime.

Zoti Weiss shkroi më 8 dhjetor se “autorët kanë qasje të zgjeruar në dokumentat e Twitter-it. Kushti i vetëm që ne ramë dakord ishte që materiali të publikohej fillimisht në Twitter.

Zoti Weiss publikoi të hënën këstin e pestë dhe më të fundit në lidhje me bisedat që çuan në vendimin e Twitter më 8 janar 2021 për të pezulluar përgjithmonë llogarinë e presidentit të atëhershëm Donald Trump “për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës” pas sulmit vdekjeprurës në Kongresin amerikan dy ditë më herët. Komunikimet e brendshme tregojnë të paktën një punonjës të paidentifikuar që dyshonte se një nga postimet në Twitter përbënte nxitje të dhunës; ai zbulon gjithashtu reagimin e drejtuesve ndaj një fushate nga disa punonjës që kërkonin veprime më të ashpra ndaj Trump-it.

ÇFARE MUNGON?

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Dosjet e Twitter-it zbulojnë disa nga proceset e brendshme të vendimmarrjes që prekin kryesisht llogaritë e krahut të djathtë e që kompania vendosi se thyenin rregullat e saj kundër sjelljes së urrejtjes, si dhe ato që shkelën rregullat e platformës kundër përhapjes së dezinformatave të dëmshme rreth COVID-19.

Por raportet bazohen kryesisht në disa raste të veçanta të një pjese të vogël të llogarive të profilit të lartë dhe nuk zbulojnë shifra në lidhje me shkallën e pezullimeve apo cilat shkrime kishin më shumë gjasa të prekeshin. Gazetarët duket se kanë qasje të papenguar në dritaren e mesazheve të kompanisë – që është e dukshme për të gjithë punonjësit – por janë mbështetur te drejtuesit e Twitter-it për të ofruar dokumenta të tjera.

DOSJET E TWITTER-it PËRMENDIN FILTRIMIN E DUKSHMËRISË. ÇFARE ËSHTË KJO PRAKTIKË?

Në vitin 2018, pasi drejtuesi i atëhershëm Jack Dorsey tha se Twitter-i do të përqëndrohej në “përmbajtjen” e bisedave në platformë, kompania parashtroi një qasje të re që synonte të zvogëlonte ndikimin e përdoruesve përçarës ose trolleve, duke diktuar “sinjalet e sjelljes” që priren për të treguar kur përdoruesit janë më të interesuar për të bërë zhurmuesin sesa për të kontribuar në diskutim.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Twitter-i ka thënë prej kohësh se ka përdorur një teknikë të përshkruar nga qarqet e brendshme si “filtrim i dukshmërisë” për të zvogëluar përhapjen e disa llogarive që mund të shkelin rregullat e platformës por që nuk arrijnë në atë nivel sa të pezullohen. Por kompania atëherë hodhi poshtë pretendimet se në mënyrë të fshehtë po “mbante në hije” pikëpamjet konservatore.

Dokumenta që tregojnë pikëpamjen e një punonjësi për llogaritë e përdoruesve me emër, tregojnë se si funksionon ky filtrim në praktikë. Kjo ka bërë gjithashtu që Elon Musk të bëjë thirrje për ndryshime, për ta bërë këtë proces më transparent.

“Twitter-i po punon për një përditësim të programit që do të tregojë statusin e vërtetë të llogarisë suaj, kështu që ju mund të dini qartë nëse mesazhi juaj është filtruar, arsyen përse dhe si mund ta apeloni këtë vendim”, shkroi ai në Twitter.

KUSH PO MONITORON POSTIMET NË TWITTER TANI?

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Elon Musk pushoi nga puna rreth gjysmën e stafit të Twitter pasi bleu platformën dhe më vonë eliminoi një numër të panjohur punonjësish me kontratë që ishin fokusuar në moderimin e përmbajtjes. Disa punëtorë që u mbajtën në punë u larguan shpejt, duke përfshirë Yoel Roth, ish-kreu i besimit dhe sigurisë së Twitter.

Largimi i kaq shumë punonjësve ngriti pikëpyetje se si platforma mund të zbatonte politikat e saj kundër dezinformatave të dëmshme, gjuhës së urrejtjes dhe kërcënimeve të dhunës, si brenda SHBA-së dhe në mbarë globin. Mjetet e automatizuara mund të ndihmojnë në zbulimin e përmbajtjeve të padëshiruara dhe disa llogarive të dyshimta, por postime të tjera kërkojnë një rishikim më të kujdesshëm njerëzor.

Sipas Bhaskar Chakravorti, dekan i biznesit global në Shkollën Fletcher në Universitetin Tuft, ka të ngjarë që reduktimet do ta detyrojnë Twitter-in të përqendrojë përpjekjet për moderimin e përmbajtjes në rajone me rregullore më të forta të platformave të mediave sociale si Evropa, ku kompanitë e teknologjisë mund të përballen me gjoba të mëdha sipas Aktit të ri të Shërbimeve Digjitale nëse nuk bëjnë përpjekje për të luftuar dezinformimin dhe urrejtjen.

“Stafi është shkatërruar,” tha Chakravorti. “Pak moderatorë të përmbajtjes që kanë mbetur do të përqendrohen te Evropa, sepse Evropa është rrota më e zhurmshme.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

A KA PASUR NDIKIM KJO PRAKTIKË?

Që kur Elon Musk bleu Twitter-in, një numër studiuesish dhe grupesh mbrojtëse kanë nënvizuar një rritje të postimeve që përmbajnë epitete racore ose sulme ndaj hebrenjve, homoseksualëve dhe personave transgjinorë.

Në shumë raste, postimet u shkruan nga përdorues të cilët thanë se po përpiqeshin të testonin kufijtë e rinj të Twitter-it.

Sipas zotit Musk, Twitter-i veproi shpejt për të reduktuar filtrimin e përgjithshëm të postimeve dhe se përdorimi i përgjithshëm i gjuhës së urrejtjes është ulur që kur ai bleu kompaninë, një gjetje e kontestuar nga studiuesit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Shenja më e dukshme e ndryshimit në Twitter janë përdoruesit që më parë ishin të ndaluar, llogaritë e të cilëve janë rivendosur, një listë që përfshin Donald Trumpin, faqen satirike The Babylon Bee, komedianen Kathy Griffin, psikologun kanadez Jordan Peterson dhe, para se të bllokohej sërish, repistin Ye. Twitter-i ka rivendosur gjithashtu llogaritë e supremacistëve të bardhë neo-nazistë, duke përfshirë Andrew Anglin, krijuesin e faqes së internetit supremaciste të bardhë Daily Stormer – së bashku me mbështetësit e QAnon-it, të cilët garda e vjetër e Twitter-it i kishte hequr në masë për të parandaluar përhapjen e urrejtjes dhe dezinformimit në platformë.

Për më tepër, disa postime të profilit të lartë si republikanja Marjorie Taylor Greene, të cilët më parë ishin ndaluar për përhapjen e dezinformatave në lidhje me COVID-19, kanë rifilluar postimin e pretendimeve mashtruese për sigurinë e vaksinave dhe kurat e rreme.

Elon Musk, i cili ka përhapur pretendime të rreme për vetë COVID-19, iu kthye temës me një postim në Twitter këtë javë që tallte përemrat transgjinorë ndërsa bëri thirrje për akuza penale kundër Dr. Anthony Fauci, eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në vend dhe një nga drejtuesit e reagimit ndaj COVID në SHBA.

Duke e quajtur veten një “mbrojtës absolut të fjalës së lirë”, zoti Musk ka thënë se dëshiron të lejojë në Twitter të gjitha përmbajtjet që lejohen ligjërisht, por se gjithashtu dëshiron të ulë postimet negative dhe postime të urrejtjes. Në vend që të heqë përmbajtjet toksike, thirrja e Musk-ut për “lirinë e fjalës, jo lirinë e përhapjes” sugjeron që Twitter-i mund të lërë përmbajtjen e tillë pa e rekomanduar ose pa e përhapur atë tek përdoruesit e tjerë.

Por pas largimit të shumicës së drejtuesve politikëbërës të Twitter-it dhe këshilltarëve të jashtëm, zoti Musk shpesh duket të jetë arbitri i asaj që e kalon kufirin. Muajin e kaluar, vetë zoti Musk njoftoi se po bllokonte Ye pasi reperi i njohur më parë si Kanye West postoi një imazh të një shenje naziste të bashkuar me një Yll të Davidit, një postim që nuk ishte i paligjshëm, por thellësisht fyes. Lëvizja çoi në pikëpyetje se cilat rregulla do të zbatohen se çfarë mund dhe nuk mund të postohet në platformë.

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    KQZ certifikon rezultatin zgjedhor: Cilët janë hapat e radhës?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    New York nderon Kosovën – Senati miraton rezolutë për 18-vjetorin e Pavarësisë
TAGGED:elon muskNdryshimetTwitterViral

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Akti human që ktheu Johnny Depp-in në rolin e piratit legjendar
Artikulli i ardhshëm Dikur shpërndau pica, të dielën luan ne finalen e Kupës së Botës
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

LajmeViral

Pse ka rënë ChatGPT?

55 Shikime
Kuriozitet

Si përshtaten balenat me ndryshimet klimatike

26 Shikime
KuriozitetViral

Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve

27 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?