Në dimër, mbathja e këpucëve të përshtatshme është thelbësore për të ruajtur ngrohtësinë e këmbëve. Megjithatë, edhe pse këpucët mund të duken të forta dhe të qëndrueshme, shpesh ndodh që uji ose bora depërtojnë në brendësi, duke i bërë këmbët të ftohta gjatë ditës.
Për të parandaluar këtë, një procedurë e thjeshtë mund t’i mbajë këmbët tuaja të thata dhe të ngrohta.
Çdo lloj këpucë mund të bëhet e papërshkueshme nga uji duke përdorur dyll blete, por nëse nuk e keni atë, një qiri i zakonshëm mund të bëjë punë të shkëlqyer, transmeton Top Albania Radio.
Metoda është shumë e thjeshtë: fërkoni sipërfaqen e këpucëve me një qiri, duke krijuar një shtresë të bardhë mbi to. Më pas, përdorni një tharëse flokësh në temperaturën më të lartë për të shkrirë qirin dhe për ta bërë shtresën më të qëndrueshme.
Pas disa çastesh, këpucët do të jenë gati për t’u përdorur edhe në kushte të lagështa si shi dhe borë.
Kjo teknikë e thjeshtë do t’ju ndihmojë të mbani këmbët të thata dhe të ngrohta gjatë të gjithë dimrit. /Katror.info
Përgatiti:
