Gjatë orëve të para të mëngjesit të së enjtes, hyrja në Kosovë po zhvillohet me pritje minimale për bashkatdhetarët.
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufijve, koha më e gjatë e pritjes është rreth 10 minuta, dhe kjo është regjistruar vetëm në dy pika kufitare: Kullë dhe Dheu i Bardhë.
Në pikat e tjera kufitare, vonesat janë edhe më të shkurtra, duke mos kaluar pesë minuta./Katror.info