Dy rivalët e përbetuar, Prishtina dhe Trepça zhvillojnë sonte ndeshjen e kthimit në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës.
Prishtinasit fituan me dy pikë epërsi ndeshjen e kaluar, dhe fituesit në fuqi të kësaj gare i duhet triumfi me së paku tri pikë epërsi nëse e do sërish finalen.
Plisat janë 15 herë fitues të kësaj gare, më shumë se secili klub tjetër, ndërkaq Torcidat nuk qëndrojnë aq keq, me shtatë sosh.
Dy herët e fundit madje në finale ka qenë pikërisht Prishtina klubi të cilin e kanë mundur Të Gjelbrit./Katror.info