Një koncert humanitar, me fushatë vetëdijësuese për parandalimin dhe luftimin e kancerit të gjirit do të mbahet sonte në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
E detaje lidhur me këtë event ka dhënë drejtoresha e OJQ-së “Have Hope”, Arnisa Osmani, e mbijetuar e kancerit të gjirit.
“Është koncerti i parë humanitar që po mbahet për ‘Tetorin Rozë’, shpresojë që do të na shkojë mirë. Ky koncert mbahet me moton ‘Duaje jetën, ashtu siç e dua unë’. Ky koncert humanitar mbledh emra të mëdhenj të artit klasik, sikurse ansamblin Zanat, sopranon Zana Abazi, sopranon Rina Ramadani si dhe pianisten Pranvera Hoxha”, tha ajo në programin “Mirëmengjesi Kosovë” në RTK.
Koncerti i organizuar sonte ka për qëllim që të ndihmojë njerëzit që janë të prekur nga kanceri.
“Misioni i ‘Have Hope’ është të ndihmojë njerëzit që janë të prekur nga kanceri dhe familjet e tyre, duke ofruar mbështetje emocionale dhe praktike në mënyra të ndryshme”, u shpreh tutje Osmani.
Biletat për këtë koncert që mbahet në sallën e Atelies në Pallatin e Rinisë, kushton 20 euro dhe të gjitha të të hyrat shkojnë për njerëzit e prekur nga kanceri./Katror.info