Sonte do të mbahet nata finale e Festivalit të Këngës në RTK, duke filluar në orën 21:00.
Ndryshe nata e dytë e Festivalit të Këngës në RTK mbrëmë ka ofruar një spektakël magjik, ku të pranishmit në sallë dhe teleshikuesit anembanë patën mundësinë të përjetojnë një natë të mbushur me emocione, kreativitet dhe performanca mbresëlënëse nga 16 konkurruesit e kësaj gare.
Juria e përbërë nga Minire Fetahu, redaktore e muzikës në RTK, Jane Sugarman, njohëse e muzikës ballkanike, Ardianë Pajaziti, drejtoreshë e gazetës online KultPlus, Valbona Selimllari, Miss i parë shqiptar dhe Blerta Zeqiri, regjisore në fund të mbrëmjes vendosën për 9 këngët finaliste.
Në finalen e madhe do të paraqiten Arnite Kastrati me “Blla blla”, Besmir Shishko me “Unë Ajo”, Rei Bezhani me “Zonjë tradhti”, Endrit Krasniqi me “Flasë me gjethen”, Ardit Stafaj “Faji”, Greta Azizi me “Veres”, Dea Strica me këngën “N’Shqipni”, Agim Poshka me “Ndarja erdhi”, Blendi Kaso me “Një të vetme ka në jetë”.
Festivali i Këngës u transmetua drejtpërdrejt në RTK 1, RTK 2, RTK-Radio dhe në platformat digjitale të transmetuesit publik, duke ofruar mundësi të gjerë për ndjekjen e këtij eventi nga të gjithë./Katror.info