Të hënën në mbëmje në ambientet e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë vazhdoi festivali ndërkombëtar i operës Rame Lahaj.
Nën tingujt e pianistes amerikane Jess Rucinski, sopranoja me famë botërore Marigona Qerkezi performoi vepra nga kompozitorë të mëdhenj si Vincenzo Bellini, Giacomo Puccini dhe Giuseppe Verdi, por edhe kompozitorë shqiptarë si Prenk Jakova, raporton KosovaPress.
Festivali Ndërkombëtar i Operës Rame Lahaj, do të vijojë më 29 korrik tek Universiteti i Arteve në Prishtinë, 30 korrik te hapësira e jashtme e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë dhe eventi kryesor Gala Night “Rame Lahaj & Friends” mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, më datë 2 gusht./Katror.info