Sporanoja e mirënjohur shqiptare, Elbenita Kajtazi, nëpërmjet rrjeteve sociale ka bërë të ditur se do të debutojë në skenën operistike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Sezonin e ardhshëm operistik do të bëjë debutimin tim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jam e stërlumtur që në fund të shtatorit në fillim të tetorit do të ngjitem në skenën e teatrit të mrekullueshëm Lyric Opera në Çikago”, njoftoi Kajtazi në rrjetin social Facebook.
Nën dirigjimin e Enrique Mazzola ajo do të interpretojë rolin e Marzelline nga opera e vetme e kompozuar nga Beethoven , Fidelio.
Shfaqjet do të jenë me 26, 29 Shtator dhe 2, 5, 10 Tetor 2024
“Si vajzë e vogël ëndërrat e mia të mëdha i ëndërrova në Mitrovicën time, qytetin i cili më mësoi së çfarë është dhimbja, lumturia, dashuria, sakrifica, qytetin i cili më mësoi ti përballoj të gjitha dallgët e jetës ashtu si i përballonim dallgët e digës së Ujmanit duke notuar nëpër Ibrin tonë të shenjtë”, “thuhet në njoftimin e Kajtazit, të cilit ajo ia ka bashkëngjitur një fotografi nga ura e Ibrit, në Mitrovicë./Katror.info