Në Prishtinë është mbajtur ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 62-të të Policisë së Kosovës.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në fjalimin e tij para të diplomuarve tha se Policia Kosovës është profesionale që siguron rend dhe ligj, transmeton Telegrafi.
Të pranishëm në ceremoni ishin edhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Kjo ngjarje shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve të sigurisë në vend, ndërsa zyrtarët e rinj do t’i bashkohen strukturave të Policisë së Kosovës në shërbim të rendit dhe ligjit./Katror.info