Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), sot mban tryezën e diskutimit mbi temën “Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial dhe vlerësimi qytetar ndaj këtyre institucioneve”.
Kjo tryezë diskutimi ka për qëllim të diskutojë mbi performancën e sistemit gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë, përfshirë perceptimin qytetar mbi institucionet e drejtësisë.
Në fillim të diskutimit, GLPS të shpalosë të gjetura nga Botimi i i Indeksit të Performancës së Institucioneve të Sundimit të Ligjit në Kosovë.
Ky botim do të paraqesë trendin e performancës dhe efikasitetin e punës së sistemit gjyqësor dhe prokurorial, si dhe shkallën e kënaqshmërisë së qytetarëve ndaj këtyre institucioneve. Pjesë e raportit është edhe matja e opinionit publik lidhur me tema si influenca politike, mitmarrja, raportimi i korrupsionit, pavarësia në vendimmarrje e deri te vlerësimi i nivelit të sigurisë dhe nismat për reforma në drejtësi.
Indeksi gjithashtu trajton të dhënat mbi punën e prokurorisë dhe gjyqësorit për periudhën 2013-2024 duke vlerësuar performancën e tyre përmes ngarkesës me punë dhe efikasitetit në kryerjen e lëndëve, shkruan RTKlive.
Do të flasin Besim kelmendi-Ushtrues Detyre i Kryeprokurorit të Shtetit, Fahret Vellija-anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Vigan Qorrolli, zëvendësministër në Detyrë i Drejtësisë./Katror.info