Ekspozita “Gratë udhëheqëse në fokus” me fotografi të Arben Llapashticës dhe kuruar nga Eliza Hoxha, hapet të martën më 03.12.2024, në ora 18:00 në “Qendrën Barbar” në “Hotel Grand” në Prishtinë.
Organizata “Integra” ka bëtë të ditur se ekspozita “Gratë udhëheqëse në fokus”- edicioni i dytë, do të prezantojë edhe 10 gra të suksesshme të Kosovës dhe mbahet në kuadër të fushatës “16 Ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”.

“Qëllimi i kësaj ekspozite është ta shtjellojë pozicionin e nuancuar të grave në Kosovë dhe t’i shpalosë, vlerësojë, njohë dhe çmojë kontributet e tyre të larmishme në aspekte të ndryshme të shoqërisë, duke shërbyer kështu edhe si burim frymëzimi për shumë gra të reja në Kosovë”- thuhet në njoftimin e “Integra”-s.
Kjo ekspozitë, sipas “Integra”-s, ka për synim që të shërbejë si burim frymëzimi për shumë gra të reja në Kosovë.
Ekspozita “Gratë udhëheqëse në fokus” është realizuar nga “Integra” me mbështetjen e UNMIK-ut./Kallxo.com/Katror.info