Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se sot mbahet ceremonia hapëse e sesionit të tretë të Konferencës Ndërkombëtare për Administratë Publike – KosovaPAR2025.
Konferenca zhvillohet përmes 14 paneleve, 2 sesioneve kryesore dhe 1 tryeze të rrumbullakët, me pjesëmarrje nga niveli i lartë shtetëror, komuniteti diplomatik, akademikë, zyrtarë publikë, shoqëri civile dhe përfaqësues nga rajoni dhe më gjerë.
Këtë vit do të trajtohet tema: “Kapacitetet në Administratën Publike për apo përmes Inteligjencës Artificiale?”/Katror.info