Në Kosovë do të vijojnë masat ajrore të qëndrueshme, duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta në të gjithë territorin por pas mesditës pritet të shfaqen vranësira.
Si fillim në zonat veriore dhe gradualisht gjatë orëve të pasdites do të përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës. Parashikohet që orët e vona të natës të sjellin edhe shtim të lagështirës në ajër.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga minimalja 9°C dhe maksimalja do të ngjitet deri në 29°C.
Era do të fryjë e lehtë; por herë pas here forcohet duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor./Katror.info