Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se dita e mërkurë do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell.
Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 9 deri në 12 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, me shpejtësi të lehtë deri mesatare prej 1 deri në 5 metra në sekondë. /Katror.info










