Edicioni i dytë i Festivalit të Filmit Studentor “UPward”, i organizuar nga Fakulteti i Arteve në Universitetin e Prishtinës, hapet sot në Teatrin Kombëtar të Kosovës, shkruan Katror.info.
Festivali do të zhvillohet nga 8 deri më 11 korrik, në kuadër të edicionit të 25-të të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës.
Gjatë këtyre katër ditëve, programi përfshin panele diskutimi, punëtori që ndihmojnë në zhvillimin kreativ të skenarëve përmes bashkëpunimit, si dhe shfaqjen e filmave të shkurtër të realizuar nga studentët. /Katror.info
Përgatiti:
