katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
    16 hours ago
    Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027
    16 hours ago
    Kuvendi dështon për herë të 28 – përpjekja e radhës të hënën
    12 hours ago
    Ndihesh keq që po rri brenda në një ditë me diell? S’ka pse!
    3 days ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit
    9 hours ago
    Babë e bijë nga Kosova thyejnë rekord Guinness në ngjitjen e 7 majave më të larta
    17 hours ago
    Shqiptarja Aida Birinxhiku – deputetja që po udhëheq socialdemokracinë suedeze
    17 hours ago
    FSK me sukses të jashtëzakonshëm në garën shumëkombëshe “Dita e Unitetit” në Kroaci
    12 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    9 hours ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    9 hours ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    9 hours ago
    RLIOF zbarkon në Kosovë nga korriku
    3 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    2 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    2 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    3 days ago
    MrBeast thyen rekord të ri botëror, kalon 400 milionë abonentë në YouTube
    3 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    3 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    3 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    4 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    3 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    5 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    5 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Stili anime dhe disa mësime mbi kufijtë e inteligjencës artificiale
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Stili anime dhe disa mësime mbi kufijtë e inteligjencës artificiale

Last updated: 06/04/2025 7:23 AM
52 Shikime
Shpërndaje
Foto: LinkedIn

Një hap tjetër përpara në aftësitë e ChatGPT-së, në mënyrë të pashmangshme është i shoqëruar nga një valë e njerëzve që përdorin këto kapacitete për të prodhuar imitime të punëve të artistëve të mëdhenj. Artisti më i fundit që ka qenë në qendër të komenteve mediatike dhe promovimit të vetë OpenAI-së – aq sa Sam Altman ka ndryshuar edhe avatarin e tij në platformën X – është Hayao Miyazaki, bashkëthemelues i Studio Ghibli. Rrjetet sociale janë të mbushura me imazhe që pretendojnë se janë në të njëjtin stil me veprat e Miyazakit, shkruan Stephen Bush për The Financial Times.

Qëllimisht e përdora fjalën “pretendojnë”, sepse shumica e asaj që prodhohet “duket” si punë e Studio Ghibli-t, në të njëjtën mënyrë siç “dukem” unë si Will Smith. Ngjyra dhe forma (në një përafrim mesatar) mund të jenë në rregull. Por, mjafton një vështrim i kujdesshëm dhe i përkushtuar dhe bëhet e qartë se dy gjërat nuk ngjajnë aspak. Personazhet nuk bëjnë kontakt me sy me njëri-tjetrin. Modelimet e dritës dhe hijes, apo përshkrimet e detajuara mungojnë pothuajse plotësisht, përcjell Telegrafi.

Imazhet gjenerative mund të shndërrojnë diçka të vështirë për ta kuptuar në diçka të prekshme dhe të dukshme. Por, ato gjithashtu na tregojnë rreziqet për të cilat duhet të jemi vigjilentë, veçanërisht te vetja jonë.

Mundesh me e lexu edhe…

Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit

Një video e fundit në YouTube që “rikrijonte” Kryezotin e unazave [Lord of the Rings] të regjisorit Peter Jackson, me stil të supozuar të Miyazakit, ishte një shembull tipik. Mjafton të ndalesh për një moment gjatë Djalit dhe çafkës [The Boy and the Heron] dhe do të shohësh shprehje fytyre të vizatuara me përkujdesje për secilin nga papagallët ogurzinj. Shiko pamjet e orkëve në trailerin e gjeneruar nga inteligjenca artificiale [IA] dhe të gjithë janë identikë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Nuk po them që inteligjenca gjenerative artificiale nuk mund të përdoret për të bërë art. Nëse dikush merr kohën dhe kujdesin për të rafinuar çdo imazh, duke përdorur komandat gjenerative me po atë finesë me të cilën përdor një penel apo një maus, atëherë kjo mund të bëhet një formë arti – edhe pse tingëllon si një proces që të shteron shpirtërisht. Por, të prodhosh diçka që ka aq pak lidhje me artin e Miyazakit sa kam unë me Will Smithin, nuk është art – dhe është dëshpëruese dhe shqetësuese që kaq shumë njerëz mendojnë se është.

Është dëshpëruese sepse dikush që sheh një kopje të dobët dhe nuk arrin të vlerësojë bukurinë e origjinalit, nuk po përjeton plotësisht jetën. Nëse mendon se të pëlqen Studio Ghibli, por lejon që cilësia e artit t’i shpëtojë vëmendjes, i mohon vetes kënaqësinë e plotë që ofron puna e kësaj studioje. Dhe, është shqetësuese, sepse përdorimet më emocionuese të IA-së në vendin e punës dhe në politikat publike kanë të bëjnë me transformimin e detyrave që kërkojnë shumë orë në detyra që kryhen më shpejt – por, që gjithsesi kërkojnë gjykim të rëndësishëm njerëzor.

Këto përparime kanë potencialin të rrisin ndjeshëm produktivitetin dhe mirëqenien. Ato janë veçanërisht të rëndësishme për shtetin. Në arsim, për shembull, zëvendësimi i procesit të vlerësimit dhe punëve administrative – një konsum i madh i burimit më të rëndësishëm dhe të vlefshëm në një klasë, që është koha dhe energjia e mësuesit – është një fushë që qeveria britanike po shqyrton. Ndërkohë, në shëndetësi, një projekt pilot i kompanisë Palantir ka liruar tashmë orë të tëra të stafit mjekësor duke e transformuar detyruat që më parë u merrnin orë të tëra mjekëve, në detyra të përfunduara në kohë shumë më të shkurtër.

Megjithatë, për t’u mbrojtur nga gabimet, duhet të kujtojmë se IA-ja nuk është një forcë magjike që na ofron përgjigje të sigurta, por një mjet jashtëzakonisht efektiv që duhet përdorur me maturi. Tashmë ka dëshmi të mira që tregojnë se shumë prej nesh nuk e bëjmë këtë – dhe se përdorimi i shpeshtë i çetbotëve në fakt i bën njerëzit më të vetmuar dhe më të varur ndaj tyre. Kërkimet gjithashtu tregojnë se programuesit më të dobët fillestarë nuk përmirësohen në programim, por bëhen më të vetëkënaqur me paaftësinë e tyre për shkak të përdorimit të IA-së gjenerative.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Nuk është i ri problemi i mbështetjes së tepruar te makina – qoftë ajo diçka kompjuterike, si softueri i gabuar që dënoi padrejtësisht punonjësit e Postës Britanike për mashtrim, apo një algoritëm si udhëzim për dënimet penale. Nuk është e re prirja jonë për t’i kthyer pajisjet që na e bëjnë jetën më të lehtë në objekte që i ngarkojmë me autoritet të pajustifikuar. Ajo që është e re është se përkrah potencialit transformues të IA-së, për të përmirësuar jetën tonë, ekziston edhe rreziku që të ketë ndikim katastrofik nëse përdoret në mënyrë të verbër dhe të pamenduar.

Ajo që sjell ngritja e IA-së, në mënyrë ironike, është një rikujtim i një të vërtete të vjetër: se kurrikula më e rëndësishme dhe më rezistente ndaj kohës është ajo që na jep dije dhe kuptim, jo vetëm aftësi – dhe se të japësh kuptim, do të thotë të nxisësh njerëzit të shikojnë gjërat më thellë, qoftë ky një detaj në një trotuar të animuar apo një propozim që ka shkruar një makinë “e zgjuar”. /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Macet njohin erën e njerëzve të tyre dhe dallojnë të huajt nga aroma e trupit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Misteri i jetës së neutronit mund të zgjidhet – dhe përfshin atome të padukshme
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
TAGGED:AIatili animeChat GPTGhibliInteligjenca ArtificialekufijtelinkediInmesimetop4tophome1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Qyteti më i ngushtë në botë: U ndërtua mbi lumin midis dy shkëmbinjve të thepisur
Artikulli i ardhshëm Çfarë nënkupton për personalitetin tuaj, nëse ju pëlqen të vishni vetëm rroba të zeza

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit

17 Shikime
Lajme

Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027

20 Shikime
Lajme

Kuvendi dështon për herë të 28 – përpjekja e radhës të hënën

25 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?