Akademia Britanike “The Ivors Academy” njoftoi se Sting do të bëhet anëtari i saj i njëzet e tretë në mesin e kantautorëve të mëdhenj si Paul McCartney, Peter Gabriel dhe Kate Bush.
Sipas njoftimit, ky është nderimi më i lartë që ka dhënë në historinë e saj 79-vjeçare për ata që kanë riformuar dhe ripërcaktuar vërtet Artin dhe Kompozicionin. Për këtë arsye këngëtari Sting do të nderohet me çmimin “Fellowship” më 18 maj në Londër.
“Nga të gjitha çmimet në botën e muzikës, ‘Ivors’ janë më të rëndësishmit për mua,” tha në një deklaratë Sting, i cili ka fituar shtatë Ivor Novellos, duke përfshirë një çmim për arritje jetësore në 2002.
Më tej, artisti shtoi gjithashtu se “është një kënaqësi dhe nder i madh që më ofrohet ky anëtarësim në Akademinë, duke iu bashkuar dhe duke njohur një grup të shquar të kolegëve kantautorë dhe të gjithë atyre që kanë shkuar më parë”.
Për induksionin e këngëtarit në Akademi, Amazon Music ka ndarë një demo ekskluzive të këngës ‘If It’s Love’ nga albumi i tij i fundit ‘The Bridge’. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 18 maj në Grosvenor House në Londër./Katror.info