Subspecialistja e parë e Endokrinologjisë në Kosovës, Venera Berisha-Muharremi, ka pranuar njoftimin për të qenë folëse ndër Folësit Lider Botërorë të Photobiomodulimit mjekësorë në Kongresin Botërorë më të madh me rastin e 30 vjetorit të Asociacionit Botëror të Trajtimit Laserik.
Me krenari dhe emocione, lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, në rrjetin e saj social, Facebook.
”Nuk mund të fshehi emocionet e as mburrjen!
Sot, pranova njoftimin të jem Folëse e ftuar ( Invited speaker) ndër Folësit Lider Botërorë të Photobiomodulimit mjekësorë në Kongresin Botërorë më të madh me rastin e 30 vjetorit të Asociacionit Botërorë të Trajtimit Laserik”, ka shkruar ajo.
Venera Berisha – Muharremi, është profesoresha e parë dhe e vetme specialiste e Mjekësisë Interne, Endokrinologjisë dhe Diabetologjisë në Katedrën e Mjekësisë Interne në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. /Katror.info
Përgatiti:
