katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
    9 hours ago
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
    9 hours ago
    Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako
    9 hours ago
    Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale
    16 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    18 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    18 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    18 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    19 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    15 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    19 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Suela Jorgaqi, shqiptarja në krye të bibliotekës “Pestalozzi”, në Cyrih 
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Suela Jorgaqi, shqiptarja në krye të bibliotekës “Pestalozzi”, në Cyrih 

Last updated: 18/05/2023 12:57 PM
209 Shikime
Shpërndaje
Foto: Albinfo
Foto: Albinfo
  1. katror.info>
  2. Lajme të mira>
  3. Suela Jorgaqi, shqiptarja në krye të bibliotekës “Pestalozzi”, në Cyrih 

Pestalozzi Bibliothek Hardau është një nga bibliotekat më të frekuentuara në Cyrih dhe ajo udhëhiqet tashmë nëntë vjet nga drejtoresha Suela Jorgaqi.

E apasionuar pas gjuhëve dhe kulturave të ndryshme, Suela Jorgaqi studimet i përfundoi në Fakultetin për Gjuhë të Huaja, në Tiranë. Në vitin 2000 fati i saj ishte të takonte një çift zviceran, i cili do ta ndihmonte më pas për të studiuar në Chur. Studimet për shkencë informacioni i hapën dyert Suelës për të bërë punën që ajo kishte dashur gjithmonë, të jetë afër librave dhe afër njerëzve që i duan librat, sikurse ajo.  

“Universiteti që kreva në Chur për shkencë informacioni më hapi dyert. Në fillim punova në sindikatën Unia, që ishte një punë jete, bëja aksione për barazinë gjinore, këshilloja punëtorët për ligjet e të drejtat e punës, flisja 5 gjuhë në ditë. Pastaj kur u hap biblioteka ndërkulturore ku jam tani, më kërkuan për të punuar në këtë projekt të ri ndërkulturor dhe meqë është diçka e re në Cyrih, thashë menjëherë po! Unë gjithmonë kam qenë e interesuar të punoj me njerëz që vijnë nga kultura të ndryshme. Si fillim më morën si zëvendësuese të drejtoreshës dhe që prej 9 vjetësh jam drejtoreshë e Pestalozzi – Bibliothek Hardau. Dashuri për librat po, por mbi të gjitha dashuri për njerëzit. Dhe kur i lidh njerëzit me librat, lindin projekte shumë të bukura”, thotë Suela për albinfo.ch. 

Foto: Albinfo
Foto: Albinfo

Mundesh me e lexu edhe...

Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako

Në bibliotekën “Pestalozzi” gjenden libra në 13 gjuhë të ndryshme, përfshirë edhe shqipen. Rreth 2000 libra në shqip, në zhanre të ndryshme, ofrohen për mosha të ndryshme.  

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ne kemi libra në 13 gjuhë, një nga të cilat është edhe shqipja. Specifika e bibliotekës janë librat me temë ndërkulturore, për të mësuar gjermanisht, libra pedagogjikë, libra me tematikë midis botëve të ndryshme, libra për të pakësuar paragjykimet e për të mësuar më shumë për botët e ndryshme që na rrethojnë. Kemi një asortiment prej 2000 librash shqip që qarkullojnë vazhdimisht, sepse blejmë rregullisht libra të rinj. Jam me fat që jam në kontakt dhe me librin shqip, që është pjesë e pandashme imja. Dhe librat i kemi për moshën nga 0 deri 99 vjeç, në të gjitha zhanret e ndryshme”, ka sqaruar Suela. 

Tutje, ajo thotë se veprat e autorëve shqiptarë që gjenden në bibliotekë nisin nga Ismajl Kadareja, Fatos Kongoli, e deri tek autorët e sotshëm: Shqipe Sylejmani, Lea Ypi, etj.  

Kur flet për librin dhe shqiptarët, Suela thotë se shqiptarët duhet të frekuentojnë më shumë bibliotekat.  

“E rëndësishme është të hapim sytë dhe të përfitojmë sa më shumë të jetë e mundur nga kulturat e tjera që i kemi kaq pranë. Kjo është e ndërsjellë, si për zviceranët ashtu edhe për nacionalitetet e tjera që na rrethojnë. Shqiptarët duhet të vijnë më shumë t’i vizitojnë bibliotekat, jo vetëm të blejnë libra kur janë me pushime. Me një kartë biblioteke mund të lexosh 1 milion libra, kjo është motoja jonë”, shton ajo.  

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sfidat e menaxhimit të një biblioteke funksionale  

E pyetur për sfidat në menaxhim, Suela përmend organizimin që duhet të ketë në mes të punëtorëve që shërbejnë në bibliotekë. Kualifikimi i duhur është ai që i bën kolegët e saj të jenë pjesë e një biblioteke funksionale, që ofron aktivitete nga më të ndryshmet.  

“Po është e vështirë dhe interesante njëkohësisht. Sfidat e një biblioteke janë ta bësh stafin që të mendojë dhe funksionojë si unë. Koleget e mia janë shumë të kualifikuara, flasin disa gjuhë, zotërojnë aftësi të bëjnë disa aktivitete në të njëjtën kohë. Nuk është çudi që ne jemi bërë pikë organizimi dhe aktivitetesh për shumë komunitete, sidomos për atë shqiptar. Kështu tek ne ndodhin kurse gjermanishte, lexime në gjuhë të ndryshme, kurse për joga, animacione për fëmijë në shumë gjuhë, etj.”, ka thënë ajo.  

Një nga arsyet që biblioteka vazhdon të jetë e frekuentuar, është përshtatja e saj në botën digjitale.  

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Patjetër, sot lexohet ndryshe. Ne kemi integruar edhe shumë oferta për ebooks, sepse njerëzit që nga Korona janë bërë komodë, dmth duan çdo gjë në shtëpi. Në përgjithësi statistikat e librave në bibliotekat gjermanishtfolëse tregojnë që lexohet më pak ose më saktë huazohen më pak libra”, ka shtuar Suela.

Shqipëria, vendi ku i mbush bateritë 

Edhe pse me shumë angazhime në drejtimin e bibliotekës, Suela e viziton shumë shpesh Tiranën. Atje, ajo kalon një kohe intensive duke takuar familjen dhe shoqërinë. Ajo thotë se pikërisht në Shqipëri, nën shoqërinë e njerëzve të afërt, ajo i mbush bateritë. 

“Unë jam shumë e lidhur me Shqipërinë. Shkoj shpesh dhe i mbledh njerëzit e mi të dashur dhe dua t’i kem pranë. Shpesh më thonë dhe shoqet e mia që jetojnë në Tiranë nuk shihemi, por kur vjen ti, na mbledh të gjithëve. Sa herë që shkoj, është një kohë shumë intensive për mua, aty ku unë mbush bateritë dhe mundohem të takoj kaq shumë njerëz, familje, shoqe, saqë kur kthehem këtu “jam shumë e lodhur, por edhe e lumtur”, thotë Suela. /Katror.info

Marrë nga Albinfo, realizuar nga Rozafë Rexhepaj.

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    KQZ certifikon rezultatin zgjedhor: Cilët janë hapat e radhës?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    New York nderon Kosovën – Senati miraton rezolutë për 18-vjetorin e Pavarësisë
TAGGED:bibliotekaIntegrimilajme të miraPestalozziTophomeZvicer

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Foto: The Hollywood Reporter “The Mother” i Jennifer Lopez më i shikuari në Netflix në fundjavën e parë të publikimit
Artikulli i ardhshëm Foto: Telegrafi FIFA zbulon logon për Kupën e Botës së vitit 2026

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Nis takimi për seancën konstituive

29 Shikime
Lajme të mira

FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë

5 Shikime
Lajme

Nesër seanca konstituive e Kuvendit

5 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?