Biletat më të lira të festivalit Sunny Hill mbyllen sot. Menjëherë pas kësaj, do të fillojë zbulimi i emrave të artistëve më të mëdhenj të muzikës botërore që do të jenë pjesë e këtij edicioni.
“Ka ardhur momenti i fundit për të siguruar biletat “Believer” për Sunny Hill Festival 2025! Vetëm deri në ora 20:00 do të keni mundësinë për të blerë biletën me çmimin me të lirë ndonjëherë, e që u siguron mundësinë për të qenë pjese e festivalit me të madh të muzikës në rajon,” ka njoftuar në një komunikatë për media, Sunny Hill Festival.
Menjëherë pas mbylljes së biletave të llojit “Believer”, do të nisë zbulimi i emrave të parë të artistëve të mëdhenj ndërkombëtarë që do të ndezin skenat e këtij edicioni spektakolar.
“Këtë vit, Sunny Hill Festival po premton një listë artistësh që do ta bëjnë këtë edicion absolutisht të paharrueshëm dhe atraktiv për adhuruesit e muzikës nga gjitha vendet e Evropës. Këtë vit, numri i njerëzve që do të marrin pjesë në Sunny Hill Festival nga vendet e ndryshme të botës pritet të rritet edhe më tej. Vitin e kaluar, Sunny Hill Festival ka shërbyer mbi 100,000 njerëz në gjithë edicionin e festivalit,” thuhet në njoftim.
Sunny Hill Festival mbahet nga 1 deri më 3 gusht në Bërnicë dhe pritet të ofrojë një atmosferë elektrizuese, performanca të paharrueshme, dhe një miks të fuqishëm të ikonave globale me talentet më të mirë të skenës vendore./Katror.info