katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale
    3 hours ago
    Osmani me delegacionin e EBA-së viziton Mitrovicën e Jugut
    3 hours ago
    AUV ndalon importin e kafshëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga rajoni Maramureș
    3 hours ago
    NATO mblidhet në Bruksel – mbrojtja, Ukraina dhe Ballkani Perëndimor në fokus të takimit ministror
    4 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    5 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    5 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    5 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    5 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    2 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    4 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    4 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    7 days ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    5 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    1 day ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    4 days ago
    Hohenschwangau – Fshati mbretëror në zemër të Alpeve Bavaraze
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Sunny Hill, opera, lexime e aktivizëm feminist – Rekomandimet e Suzanne Podcast këtë javë!
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Katrori YT

Sunny Hill, opera, lexime e aktivizëm feminist – Rekomandimet e Suzanne Podcast këtë javë!

Last updated: 28/07/2025 11:32 AM
70 Shikime
Shpërndaje
Foto: Suzanne Podcast
  1. katror.info>
  2. Katrori YT>
  3. Sunny Hill, opera, lexime e aktivizëm feminist – Rekomandimet e Suzanne Podcast këtë javë!

Po shkon korriku, po vjen gushti, koha kur vera nuk ka nevojë m’u prezantu. Qielli rri hapun non stop, netët zgaten, e secili festival, koncert, performancë apo darkë duket si ftesë me e shiju jetën ma shumë. Osht java kur nashta hala s’e ke ble biletën, po je tu mendu ku me shku e qysh me ja bo. A me flejt te shoqnia në Prizren për Dokufest, a çka me vesh për Sunny Hill, m’u nis për Hapufest në Gjakovë për art në rrugë, apo mu kthy kah Tirana me provu diçka pak ma të pazakontë nga fermenteria TOKA dhe Destil Creative Hub?

Mundeni me kalu edhe një natë ma intime në PI me Laurën, ose diçka shumë ma galla te opera n’shesh e Rame Lahaj. E nëse jeni në mood ma kontemplativ, keni diskutim publik në Mitrovicë nga Indefinite Institute dhe një libër të mirë nga Iliriana Rama Allajbegu. E krejt në fund, kudo që të shkoni, qoftë edhe deri në market me ble akullore me shoqni, teshat e Fenity kanë me ju bo edhe juve t’ambla – si akullore 🙂

Këtë javë, Monday Marks ju sjell një listë që e përmbledh çka me pa, çka me dëgju, çka me lexu, qysh me u vesh, edhe ku me hangër e me kcy, qysh i ka hije gushtit në Kosovë e Shqipni. Qe ku e keni listën, lexoni, shpërndani, zgjedhni, tranohuni se vera o ka shkon si zalli n’sahatin e vjetër…

Mundesh me e lexu edhe...

Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut

Dokufest Festival / Prizren

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Dokufesti, festivali i filmit dokumentar, qaq moti ja ka nisë, edhe qaq thellë i ka rranjët në pejsazhin kulturor të Kosovës, sa që ndoshta as që mundet mu paramendu vera pa Dokufest. Nuk mundet mu paramendu as kultura pa Dokufest. Sivjet osht edicion i 24-të dhe ivjet tema nuk osht optimiste. Sepse nuk jemi tu jetu në kohna optimiste dhe Dokufesti nëse bon diçka, atëherë osht reflektiv ndaj kohnave kur organizohet. Por titulli “Lakmi e pafund. Boshllëk mendor” jep një kornizë që synon jo nihilizmin po si “përpjekje për m’u përgjigjë, për m’i rezistu mpirjes, për me shpëtu gjuhën nga manipulimi. Përme këmbëngulë se akti i të tregumit, të dëgjumit dhe të qenit bashkë vazhdon m’u konë shumë i randësishëm.” Filmat janë të përthekum me temën, por festivali i ka edhe Dokunights për një balanc, ku sivjet për herë të parë performon Yll Limani live si dhe çifti Shkodra Elektronike, si dhe program dedikum fëmijve Dokukids. Prej 1 deri 9 gusht, festivali shtrihet në plot lokacione. Qe linku i programit. E qe edhe intervista jonë me themeluesin dhe kompasin e festivalin Veton Nurkollari.

Sunny Hill Festival / Prishtinë

“Krejt bota” e din që Dua Lipa osht e mahallës Bregu i Diellit, edhe tash krejt bota e din që “Sunny Hill” osht e Kosovës. Festivali i themelum nga Dua dhe baba i sạj Dukagjini osht profesional, i madh, me krejt tiparet e festivaleve të botës, e sivjet do të jetë edhe nikoqire e rradhës e vetë turneut global tepër të suksesshëm të Duas. Pritni lightshow magjepsës, sound që pushton ndjenjat, skena masive, performanca eksplozive, momente intime, me lineup që përpos Duas, përfshin Shawn Mendez, Fatboy Slim, Peggy Gou, për një udhëtim muzikor prej hiteve të njohuna për gjeneratën X dhe milenialët e deri te trendet tiktokiane të gjeneratave Z dhe Alpha. Festivali mbahet prej 1 deri 3 gusht, e qe ku e keni programin.

Hapufest / Prishtinë dhe Gjakovë

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Hapufest osht festival inovativ i artit dhe performancave n’hapësina publike. Organizatorët janë Teatri ODA për të njëmbëdhjetën herë. Përveç Prishtinës, Hapufest “po hapet” edhe në Gjakovë, në bashkëpim me fondacionin “Për Gjakovën”. Sivjet mundeni my zhytë në lojën e artistave nga Franca, Gjermania e Portugalia të cilët me mjeshtërinë e tyre të jashtëzakonshme tentojnë m’i transformu hapësinat publike në hapësira artistike, të guximshme, kreative e shumë dimensionale, me cirk, me origami gjigante, me vallzime të inspirume nga dervishat e me muzikë. Programi shtrihet me 1 dhe 2 gusht në Gjakovë, e nga 2 deri më 5 gusht në Prishtinë.

Gala night operistike “Rame Lahaj & Friends” / Sheshi Skenderbeu, Prishtinë

Gala Night “Rame Lahaj & Friends” po rikthehet n’sheshin Skenderbeu më 2 gusht në zemër të Prishtinës, me një natë që sipas organizatoreve “premton emocione të paharrueshme, muzikë klasike të nivelit më të lartë dhe një atmosferë magjike nën qiellin e hapur.” Këtë vit, ngjarja osht pak ma e veçantë sepse festohet 5-vjetorii i “Rame Lahaj International Opera Festival”, një rrugëtim i ndërtum me dashni për operën dhe Kosovën. Sivjet, performojnë Nino Machaidze, soprano me origjinë nga Tbilisi, Gjeorgji, që njihet si njo nga zanat ma të shqum të skenës operistike ndërkombëtare; Dario Russo, një bas italian i vlerësum për zanin e tij të shkëlqym dhe fisnik dhe natyrisht ylli i festivalit Rame Lahaj, tenori i skenave botnore. Mbramja mbahet me 2 gusht, qe informatat rreth programit.

Me ndegju: Koncert i Laurës / PI bar, Prishtinë

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

E lindun n’Zvicër, po me zemër gjithmonë n’Prishtinë, Laura po vjen n’shpi.
Me zanin e saj që këndon indie, RnB, rock e pop, shqip e anglisht, koncerti i vockël dhe simpatik osht i përkrym për netë verore në kryeqytet. Mbramja muzikore mbahet me 31 korrik, e informatat i keni këtu.

Me diskutu: Ligjëratë Publike: “Aktivizmi Feminist dhe Arti Feminist” / 7Arte, Mitrovicë

Ligjërata e radhës prej Indefinite Institute ka mu zhvillu në Mitrovicë, më 31 Korrik, në ambientet e organizatës kulturore 7 Arte, tu e pru në qendër të ligjërimit historinë, zhvillimin, ndikimin dhe praktikat e aktivizmit feminist dhe artit feminist si forma të rezistencës dhe ndryshimit shoqëror, nga lëvizjet e para për të drejtat e grave deri tek format bashkëkohore të luftës për barazi gjinore dhe drejtësi sociale, nga artistet kryesore dhe veprat me më ndikim në artin feminist deri tek roli i artisteve feministe dhe mënyrat në të cilat arti shërben si një formë kreative e aktivizmit feminist. Ma shumë informata keni këtu.

Me hangër e me kcy: Cantina Latina / Destil Creative Hub, Tiranë

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Qe një super kombinim: një pop-up kulinar i veçantë që premton m’i zgju të gjitha shqisat. Veç për një natë, Cantina Levantina bohet Latina, në një bashkëpunim të frymëzum në mes Toka Fermentary (turshitë ma t’mira n’Shqipni) dhe Destil. Së bashku, po e bojnë “një party plot jetë, me ushqim të llojllojshëm, fermentime të egra e të lira, dhe venaa natyrale që rrëfejnë histori.” Darka me plot ritëm dhe shije mbahet me 31 korrik, e këtu keni ma shumë info.

Me lexu: Romani “The Reunion” nga Iliriana Rama Allajbegu

Vera osht edhe për me lexu, e në një botë letrare ku gratë shpesh o dasht me folë me za të huj, Iliriana Rama Allajbegu vjen me një libër që osht krejtësisht i saj, i përbrendshëm, i mprehtë, e që osht përniherë edhe i butë e intim por edhe sfidues. Me një gjuhë që prek, e me një strukturë që shkon përtej formave klasike, Iliriana sjell tregime për fatet e ndërthuruna të katër shoqeve të fminisë, Besës, Arianës, Suzit dhe Fatimes, të cilave befas iu shkatërrohen andrrat dhe aspiratat nga lufta, por krejt të shkrume jo veq si kujtime personale, por edhe rrëfime kolektive. Për gratë që s’janë pyetë, për ndjenjat që s’kanë pasë vend në politikë, dhe për të vërtetat që kanë nevojë me u dëgju. Ajo që na la mbresa ma së shumti osht mënyra se si ky libër nuk mundohet me qenë “i rregullt”, qashtu e reflekton edhe shoqninë që nuk i përcjell rregullat, e për këtë arsye, libri i Ilirianës krejtësisht i domosdoshëm. Lexohet si rrëfim, si poezi, si thirrje. Librin e gjeni n’libraritë e qyteti.

Mu vesh: Fenity fashion

Plot brende kosovare tashmë janë bo globale me modë t’fokusume në darsma dhe diplomime, me rruza dhe xixëllime. Ama Vlera Shkodra e ka bo një brend FENITY që ka shku në tjetër drejtim: me dizajne të inspirume prej 1990-ave, ama t’mendume për sot, me dal me shetit rrugëve nën diellin veror, me party tu kcy pak salsa, me flirtu në rrugica e koridore të mahallave dhe me lanë përshtypje kudo që ecë. Teshat e Fenity tashmë janë shpërfaqë edhe në revistat globale si Cosmopolitan dhe ELLE edhe e kanë kualitetin lozonjar, të veshjeve të lehta, gati fluturuse, që e përqafojnë trupin ama nuk e ngushtojnë mos me marrë frymë. Tesha që don mi prekë e don mu prekë. Definitely Fenity. Qe linku, mundeni me porosit./Katror.info.

Marrë nga Suzanne Podcast.

TAGGED:feminizmiKatrori ytleximeoperarekomandimetRLIOFSunny HillSuzanne Podcasttophome1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Marrëveshja Milan-Jashari në fazën vendimtare
Artikulli i ardhshëm Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për oficerë të rinj në Akademinë Ushtarake të Shqipërisë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të miraSporti n'Katror

Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”

1 Shikim
Lajme

KQZ certifikon rezultatin zgjedhor: Cilët janë hapat e radhës?

13 Shikime
Lajme

Sot mot i vranët me intervale dielli

5 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?