“Një moment i fuqishëm sot në Prishtinë ku u festua fillimi i projektit të shkëmbimit rinor #Superschools 2.0, duke përfshirë 11 shkolla të mesme për të promovuar paqen dhe mirëkuptimin në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, njofton zyra e BE-së në Kosovë, transmeton Katror.info.
Ushtruesja e Detyrës së Shefes së BE-së në Kosovë, Eva Palatová, hapi ngjarjen duke ripohuar mbështetjen e fortë të BE-së për të rinjtë:
“BE-ja është krenare që investon te të rinjtë e Kosovës. Superschools tregon se si dialogu, edukimi dhe shkëmbimi mund të vendosin bazat për një rajon më të bashkuar.”
Faza e re e këtij projekti do të arrijë 2,600 të rinj në #BP, do të fuqizojë 300 mësues dhe do të realizojë 180 shkëmbime rinore. Me një buxhet prej 5.5 milionë EUR, bashkëfinancuar nga BE dhe Gjermania, projekti zbatohet nga Regional Youth Cooperation Office – RYCO dhe GIZ Kosovo, thuhet në njoftim. /Katror.info