Përgjedhësi i Shqipërisë në futboll, Sylvinho, ka ftuar katër portierë për ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve.
Shqipëria më 16 nëntor e pret Republikën e Çekisë, ndërsa më 19 nëntor luan ndaj Ukrainës. Të dyja ndeshjet zhvillohen në “Air Albania” në Tiranë, shkruan KOHA.
Në listën e Sylvinhos mungon sërish Armando Broja, sulmuesi i Evertonit, i huazuar nga Chelsea. Broja ende nuk është i gatshëm për lojë.
Për herë të parë është ftuar talenti 19-vjeçar i Lokomotiva Zagrebit, Feta Fetai.
Grumbullimi do të nisë të dielën./Katror.info