Teknologjia e protezave ka bërë një rrugë të gjatë vitet e fundit, por syri i njeriut ka qenë gjithmonë i vështirë për t’u përsëritur. Tani, shkencëtarët kanë projektuar një prototip për syrin e parë artificial bionik 3D, i cili mund t’i lejojë përdoruesit të shohin më mirë se sa me syrin e vërtetë.
Zhvilluar nga një ekip shkencëtarësh në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë në Hong Kong (HKUST), Syri Elektrokimik (EC-Eye) është modeluar sipas retinës njerëzore dhe, në vend të përdorimit të një kamere 2D, sipërfaqja është e mbuluar me sëri të vogla sensorë drite të krijuar për të imituar fotoreceptorët në retinë njerëzore, përcjell Katror.info.
Sytë e tanishëm bionikë, si ata nga Bionic Vision Australia dhe Second Sight, tashmë janë implantuar te pacientët dhe tregojnë potencial për të rikthyer shikimin apo edhe për t’ua dhënë atë njerëzve që nuk e kanë pasur kurrë në fillim. Këto modele ekzistuese përdorin një palë syze për të kapur të dhënat e imazhit, për t’i dërguar ato në një implant në retinë dhe më pas për të transmetuar sinjalin në qendrat vizuale të trurit. Kamerat në modelin e ri janë në fakt të vendosura brenda implantit, duke ofruar një version shumë më të teknologjisë së lartë të këtyre modeleve origjinale, shkruan NDTV.
Duke testuar modelin EC-Eye, ai është në gjendje të kap imazhe relativisht të qarta, madje duke krijuar imazhe të fjalëve të lexueshme. Edhe pse ende inferior ndaj një syri aktual, studiuesit mendojnë se përdorimi i një grupi më të dendur sensorësh dhe bashkimi i secilit sensor në një nanotel individual mund t’i japë syrit artificial potencialin për të tejkaluar syrin e njeriut. Kjo do të përfshinte ndjeshmëri më të lartë ndaj dritës infra të kuqe për shikim të përmirësuar natën.
Ekipi ka një rrugë për të bërë, por ne mund të shohim patjetër potencialin për këtë teknologji revolucionare! /Katror.info
Përgatiti:
