Tajlanda ka bërë një hap të fundit duke ndaluar importet e mbetjeve plastike nga vendet e pasura, duke i dhënë fund asaj që aktivistët e kanë quajtur “kolonializmi i mbetjeve”.
Që nga viti 2018, Tajlanda ka qenë një nga importuesit kryesorë të mbetjeve plastike nga vende si SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Japonia, shkruan Positive News, përcjell Katror.info.
Ky vend i Azisë Juglindore ka marrë stimuj ekonomikë për riciklimin e mbetjeve të tyre, por shumë nga plastika e importuar është djegur në vend që të riciklohej, sipas aktivistëve.
Tani, Tajlanda, duke pasuar shembullin e Kinës, ka ndaluar këto importime, duke ushtruar presion mbi shtetet për të arritur një marrëveshje globale për të ndaluar ndotjen plastike.
Një marrëveshje e tillë ishte në tryezën e diskutimeve në një samit të Kombeve të Bashkuara vitin e kaluar, por u pengua nga shtetet e naftës. /Katror.info
Përgatiti:
