Targat me shkurtesën KM (Mitrovicë e Kosovës) dikur përbënin shumicën e targave të automjeteve që qarkullonin në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe. Mirëpo, vetëm gjatë javëve të fundit, mijëra serbë të Kosovës i kanë konvertuar ato në targa RKS, nën frikën se do t’iu ndalohet qarkullimi.
‘’ Duhet te vij në spital, duhet ta marr gruan time. Ajo është e sëmurë. Kjo ështe e vetmja mundësi, për momentin”, thotë njëri nga qytetarët, për Radio Evropën e Lirë.
Që nga 1 nëntori 2023, qytetarëve të 4 komunave veriore me shumicë serbe, Mitrovice e Veriut, Leposaviçit, Zveçan e Zubin Potok, u është dhënë afati i fundit njëmujor. Për riregjistrimin e automjeteve të tyre. Ky afat zgjat deri më 15 dhjetor, pas një kërkese që e u bë nga Policia e Kosovës për Qeverinë më 30 dhjetor, për shkak të interesimit të qytetarëve.
Fushata e riregjistrimit ka nisur pasi në atë zonë kryesisht kanë qarkulluar automjete me targa që lëshohen nga Serbia. Me akronime të qytetëve të Kosovës e që Kosova is konsideron ilegale. Qytetarët serbë të kësaj zone thonë se riregjistrimin po e bejnë për arsye praktike.
Qeveria e Kosovës ka paraparë edhe lehtësi financiare për ta në këtë proces.
”Epo rëndësi ka që kam mjete transporti të shkoj në punë, t‘i kryej punët e mia që duhet, nuk kam nevoja të tjera“, thotë një tjetër qytetar.
Targat më të shpeshta në veriun e vendit ishin me akronimin MK, që lidhet me emërtimin serb për Mitrovicën e Veriut – Kosovaska Mitrovica. /REL /Katror.info
Përgatiti:
