katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    10 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    10 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    10 months ago
    Postimet e fundit
    Osmani pas heqjes së tarifave: Kosova, partner i besueshëm i SHBA
    5 minutes ago
    Qeveria ndan 40 mijë euro për familjet e dy zjarrfikësve që humbën jetën në krye të detyrës
    56 minutes ago
    Kosova heq tarifën ndaj produkteve nga SHBA-ja
    2 hours ago
    Berisha, portieri i ndeshjeve vendimtare
    2 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vajzat e korit “Okarina” e mirëpresin Dua Lipën në Presidencë me “Levitating”
    18 minutes ago
    KRU Mitrovica zgjerohen shërbimet në veri, shpallen 121 vende pune
    32 minutes ago
    Transport publik falas për pjesëmarrësit e Sunny Hill Festival
    32 minutes ago
    OAK mirëpret heqjen e tarifave për produktet nga SHBA
    59 minutes ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Rame Lahaj and Friends” nesër mbrëma para publikut në Prishtinë
    33 minutes ago
    ‘Jul Cezari’ ngjitet në skenën e Splitit nën regjinë e Qëndrim Rijanit
    4 hours ago
    Prishtina pulson me Dua Lipën në pritje të shpërthimit në “Sunny Hill”
    2 hours ago
    Anita Rachvelishvili – një nga zërat më të mëdhenj të operës botërore në RLIOF
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI po përgatitet të lançojë GPT-5 në gusht
    4 days ago
    Snapchat tani i njofton miqtë kur arrini sigurt në shtëpi
    4 days ago
    Meta ndalon reklamat politike në BE nga tetori
    6 days ago
    Takimi i parë me delen, reagimi i bebes bëhet viral
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Nuk keni përse e blini, ja si të përgatisni akullore me lajthi të pjekura dhe fruta pylli
    2 days ago
    Bota “fiksohet” pas çajit të gjelbër japonez
    5 days ago
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    3 weeks ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Revista prestigjioze franceze e paraqet Shqipërinë si “yllin e ri të turizmit”
    1 day ago
    Parisi shpallet qyteti më i mirë në botë për çiklizëm
    6 days ago
    ”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025
    7 days ago
    Peruja zbulon një thesar antik, qyteti i ndërtuar para më shumë se 3.000 vitesh
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Tarifat “rozë”: Pse gratë paguajnë më shumë për veshjet dhe produktet e tyre
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Life Style

Tarifat “rozë”: Pse gratë paguajnë më shumë për veshjet dhe produktet e tyre

Last updated: 20/03/2025 7:34 AM
26 Shikime
Shpërndaje
Gratë paguajnë 3% më shumë tarifa se burrat, megjithëse mund të jetë edhe më shumë. Foto: Getty Images

Shumë konsumatorë janë të njohur me të ashtuquajturën “taksë rozë” – një rritje e panevojshme e çmimit për produktet që cakt të marketingut kanë gratë, edhe kur ato janë praktikisht të njëjta me versionet më të lira për burrat.

Contents
Si funksionojnë tarifat rozë?Historia e tarifave në SHBANjë shembull konkret i tarifave rozëA do të eliminohen tarifat rozë?Burimi: The GuardianPërkthimi: Katror.info

Artikujt e kujdesit personal, si briskët, deodorantët dhe shampot, janë disa nga shembujt më të zakonshëm. Por më pak konsumatorë janë të vetëdijshëm për “tarifat rozë”, ose taksat mbi mallrat e importuara që kategorizohen si produkte për gra, shkruan The Guardian, transmeton Katror.info.

Tarifat rozë janë një nga arsyet pse veshjet e grave kushtojnë më shumë sesa ato të burrave në pikën e blerjes. Kjo është edhe arsyeja pse disa gra mund të zgjedhin të blejnë pantallona sportive ose pulovra të mëdha që teknikisht janë dizajnuar për “burra” – për të kursyer para.

Mundesh me e lexu edhe…

Vajzat e korit “Okarina” e mirëpresin Dua Lipën në Presidencë me “Levitating”

Siç raportoi për herë të parë gazeta The 19th, dy anëtare demokrate të Dhomës së Përfaqësuesve, Lizzie Fletcher nga Teksasi dhe Brittany Pettersen nga Kolorado, prezantuan një projektligj këtë sesion për t’i kërkuar Departamentit të Thesarit të studiojë tarifat rozë dhe të publikojë gjetjet mbi ndikimin e tyre në krijimin e një paragjykimi gjinor në sektorin e shitjeve me pakicë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Si funksionojnë tarifat rozë?

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur lufta tregtare e Donald Trump ka bërë që më shumë amerikanë të ndjekin nga afër se si funksionojnë tarifat dhe si ndikojnë në jetën e tyre të përditshme. (Në TikTok, veçanërisht të rinjtë janë shqetësuar për ndikimin e taksave mbi mallrat e prodhuara në Kinë, duke përfshirë çmimet e modës së shpejtë nga Temu ose Shein.)

Ed Gresser, nënkryetar dhe drejtor i Institutit të Politikave Progresive, një think-tank centrist, tha se projektligji “do të ndihmojë në krijimin e një sistemi më të drejtë”, duke theksuar se paragjykimi gjinor në veshje kushton grave të paktën 2.5 miliardë dollarë në vit.

Lizzie Fletcher theksoi se gratë paguajnë mesatarisht 3% më shumë në tarifa sesa burrat, por në disa raste, kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë. Madje, blerësit nuk mund t’i shmangin këto tarifa as nëse zgjedhin veshje “gjinore neutrale” – sipas The 19th, veshjet unisex taksohen me të njëjtën normë si veshjet për gra. Tarifave rozë u nënshtrohen gjithashtu produktet e kujdesit personal, atletet dhe lodrat e destinuara për vajza.

FOTO ILUSTRUESE

Sheng Lu, profesor i studimeve të modës dhe tekstilit në Universitetin e Delaware-it, thotë se ky hendek në tarifa mes veshjeve për burra dhe gra është rezultat i dekadave të negociatave të ndikuara nga seksizmi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Në ato kohë, burrat dominonin diskutimet dhe gratë nuk ishin të përfaqësuara në mënyrë të plotë në këto negociata. Ky është një faktor i rëndësishëm që ka ndikuar në krijimin dhe vazhdimësinë e tarifave rozë,” tha ai.

Historia e tarifave në SHBA

Ligjet e para për tarifat në SHBA u shkruan në shekullin e 18-të, por ndikimi i tyre u zvogëlua në fillim të viteve 1900 me vendosjen e taksave mbi të ardhurat. Pas krizës financiare të vitit 1929, Presidenti Herbert Hoover i riktheu tarifat, megjithëse ato u ulën ndjeshëm pas Luftës së Dytë Botërore, gjatë epokës së marrëveshjeve të tregtisë së lirë.

Gjatë presidencës së parë të Donald Trump, tarifat u kthyen në një çështje të nxehtë politike, pasi ai propozoi taksa me synimin për të rikthyer prodhimin në SHBA. Por dizajnerët e modës thonë se kjo është më e lehtë të thuhet sesa të realizohet, pasi Kina ka avancuar ndjeshëm në teknikat e prodhimit të veshjeve.

Hulumtimet tregojnë se gratë janë përgjegjëse për 70-80% të të gjitha shpenzimeve konsumatore, gjë që i jep qeverive një stimul për të vendosur tarifa më të larta për veshjet e tyre. Një studim zbuloi se në vitin 2015, për familjet amerikane, barra e tarifave për veshjet e grave ishte 2.77 miliardë dollarë më e lartë sesa për veshjet e burrave.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Një shembull konkret i tarifave rozë

Veshjet e grave gjithashtu priren të bëhen nga fibra sintetike, si poliesteri, i cili tatohet më shumë sesa pambuku – një nga eksportet më të mëdha të SHBA-së. “Markat e modës nuk mund të absorbojnë plotësisht këto tarifa vetë, ndaj në fund ato përçohen te konsumatorët,” shpjegon Lu.

Kodi i Tarifeve të Harmonizuara të SHBA-së, një rregullore e ndërlikuar që përcakton normat e tarifave për të gjitha kategoritë e mallrave, përmban atë që Susan Scafidi, drejtoresha e Institutit të Ligjit të Modës në Fordham, i quan ‘mikroagresione financiare’.

Një shembull:

  • Mbathjet prej mëndafshi për burra tatohen me 0.9%, ndërsa ato për gra me 2.1%.
  • Një pallto prej leshi për burra tatohet me 38.6 cent për kilogram plus 10% të vlerës së saj, ndërsa një pallto e ngjashme për gra tatohet me 64.4 cent për kilogram plus 18.8% të vlerës.

Disa mund të argumentojnë se rrobat e burrave peshojnë më shumë, duke justifikuar një tarifë më të lartë. Por Scafidi nuk e pranon këtë arsyetim. “Një pallto mesatare e grave mund të jetë pak më e lehtë, por shumë prej tyre kanë të njëjtën peshë si ato të burrave, dhe kjo nuk shpjegon një diferencë kaq të madhe në tarifa,” tha ajo.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

A do të eliminohen tarifat rozë?

Megjithëse Scafidi dëshiron që tarifat rozë të eliminohen, ajo nuk është optimiste se kjo do të ndodhë së shpejti. “Tarifat janë një mënyrë për të gjeneruar të ardhura pa u vënë re nga votuesit,” shpjegoi ajo.

Ndryshe nga taksat e shitjes, të cilat shfaqen qartë në faturat ose gjatë blerjeve online, ndikimi i tarifave është i padukshëm për konsumatorët.

“Ne shohim etiketën e çmimit, shohim taksën e shitjes, por nuk e shohim tarifën kur blejmë. Ajo është e padukshme për ne, ndaj nuk ka presion politik për t’i hequr ato”, tha ajo.

Megjithatë, taksa rozë ka marrë vëmendje më të madhe në vitet e fundit, pjesërisht për shkak të një studimi të vitit 2015 nga Departamenti i Çështjeve të Konsumatorëve të Nju Jorkut, i cili frymëzoi fushata të markave si Burger King dhe European Wax Center për të ngritur ndërgjegjësimin mbi këtë çështje. Si rezultat, shtetet e Kalifornisë dhe Nju Jorkut tashmë kanë miratuar ligje që ndalojnë bizneset të vendosin çmime të ndryshme për produkte “thelbësisht të ngjashme” të diferencuara sipas gjinisë.

Scafidi beson se nëse shitësit me pakicë do të detyroheshin të shfaqnin se si tarifat ndikojnë në çmimet, atëherë konsumatorët do të kërkonin ndryshim. “Tarifat rozë grumbullohen gradualisht, si një torturë e ngadaltë me pikëza uji,” tha ajo. “Është një padrejtësi në shumë nivele, por ndoshta nuk do të korrigjohet shpejt.”/Katror.info

Burimi: The Guardian

Përkthimi: Katror.info

Përgatiti:

Shkurte Kafexholli
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ndërtimi i një ure mbi hekurudhë, revolucioni i ri në inxhinieri apo…?
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Kujdes ChatGPT nuk është psikologu apo terapisti juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet…
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Si t’i vlerësoni më shumë të mirat që keni!
TAGGED:artikuj te kujdesit personalGrateLifestyletarifat roze

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm A po e pastroni mjaftueshëm shishen tuaj të ujit?
Artikulli i ardhshëm Qytetet evropiane që dhurojnë pula falas për banorët

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Life Style

Vetitë e mahnitshme shëndetësore të pjeprit!

3 Shikime
Life Style

Zhvillohet sistemi robotik që mund t’ju përgatisë një vakt!

3 Shikime
Life Style

Mark Zuckerberg ka diçka për të thënë për njerëzit që nuk do të kenë syze me inteligjencë artificiale!

4 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?