Këngëtarja Tayna ka filluar pushimet në Meksikë.
Me fotografitë e publikuara shihet se këngëtarja po e shijon momente të bukura atje.

Tayna nuk nguron të shfaqë edhe trupin e saj me super linja.

Tayna, emri i vërtetë i së cilës është Doruntina Shala, është nga Prizreni. Ajo debutoi në tregun muzikor shqiptar në vitin 2018 me hitin “Columbiana”, të cilën e solli në bashkëpunim me Don Phenom.
Pas kësaj kënge që pushtoi diskotekat shqiptare, rrjedhuan projektet tjera muzikore të suksesshme si: “Shqipe”, “Fake”, “Doruntine”, “A je” (Feat. Ledri Vula), “Ring ring”, etj.

Bukuroshja, e ndjekur nga mbi 1.5 milionë njerëz, ka mahnitur në pozat me bikini.
Përveç kësaj, 26-vjeçarja nuk lë anash as përgatitjet për projektet e reja muzikore.
Ajo në këtë vit do të vazhdojë me lansimin e këngëve të tjera nga albumi “Bipolar”.
Reperja duhet theksuar që një muaj më parë solli këngën e re “Anaconda” në bashkëpunim me reperin Kidda