Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa e njohur në të gjithë botën shquhet për stilin e saj të veçantë të të veshurit.
Edhe natën e Vitit të Ri ajo është kujdesur të tërheqë vëmendjen e të gjithëve, teksa shfaqej e veshur me një fustan të shkurtër me shkëlqim dhe xixa rozë.
Megjithatë, të gjithë sytë ranë, natyrshëm, në pjesën e pasme të fustanit. Në fotot që ka publikuar, Dua Lipa pozon me fustanin e saj ku duket mjaft tërheqëse.
“2023, Gëzuar Vitin e Ri! Ju uroj paqe, dashuri, shëndet dhe lumturi për këtë vit në vazhdim“, shkruan Dua në postimin e saj./Katror.info