Në kuadër të kampanjës “Ajri jonë, jo i KEK-ut”, e ideuar nga fëmijët e grupit Environmental Children Assembly (ECA) dhe Asambleja Komunale e Fëmijëve (AKF), si pjesë e iniciativës Generation Hope, sot u zhvillua një takim me Departamentin e Energjisë në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë.
Gjatë takimit, fëmijët patën mundësinë të parashtrojnë pyetje drejtpërdrejt përfaqësuesve institucionalë lidhur me cilësinë e ajrit në Kosovë, tranzicionin drejt energjisë së pastër, zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme, si dhe planet e Ministrisë për vitet e ardhshme në këtë drejtim.
Diskutimi u përqendrua edhe në përfshirjen e fëmijëve dhe të rinjve në proceset e politikëbërjes dhe vendimmarrjes mjedisore, duke theksuar rëndësinë e dëgjimit të zërit të tyre për ndërtimin e një të ardhmeje të gjelbër dhe të qëndrueshme.
Një falënderim i veçantë u shpreh për Departamentin e Energjisë në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë për mikpritjen, bashkëpunimin dhe gatishmërinë për t’u takuar me fëmijët./Katror.info











