katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Senati i UP miraton konkurse të reja dhe avancim të personelit akademik
    2 hours ago
    Dita Botërore e Televizionit
    4 hours ago
    2025-ta me katër palë zgjedhje, KQZ-ja nis përgatitjet
    5 hours ago
    Superliga e basketbollit rikthehet me derbin Prishtina-Trepça
    6 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    UP hap thirrjen për bursa master dhe për programin e Arteve
    1 hour ago
    Plani i Rritjes shihet si hapja e tregut evropian për qytetarët e Ballkanit
    6 hours ago
    ‘Kthimi i trurit’, profesorë me renome i bashkohen UP-së
    6 hours ago
    KMSHK organizon punëtori për gazetari hulumtuese për studentë e gazetarë të rinj
    7 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Granit Musliu nderohet me çmimin prestigjioz “Kunstförderpreis 2025” në Bavari
    5 hours ago
    Grok i Elon Musk-ut thotë se ai është më i fuqishëm se LeBron James dhe më i zgjuar se da Vinçi
    7 hours ago
    Johann Wadephul: Jam fans i Dua Lipës
    1 day ago
    Elon Musk: “E ardhmja do ta bëjë paranë të parëndësishme”
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjigantët e teknologjisë po investojnë miliarda në garën për dominimin e AI
    2 weeks ago
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    4 weeks ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    4 weeks ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    1 month ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Tartë me dardha, mjaltë dhe djathë gorgonzola
    1 day ago
    Benefitet e lëngut të shegës
    2 days ago
    Si ndikon në trupin tonë nëse konsumojmë xhinxher për 30 ditë?
    3 days ago
    25 sanduiçet më të mira në botë
    4 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Nauru, vendi pa kryeqytet zyrtar
    1 day ago
    Pse duhet të eksploroni Evropën në dimër?
    2 days ago
    Sezoni i “fshehtë” i Evropës po zhduket
    3 days ago
    Roma shpallet destinacioni kryesor gastronomik në botë
    3 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Të rinjtë mësojnë për të drejtat pronësore
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Të rinjtë mësojnë për të drejtat pronësore

Last updated: 07/10/2025 11:03 AM
78 Shikime
Shpërndaje
Foto: PEN/Telegrafi

Këtë verë, qindra të rinj nga e gjithë Kosova zgjodhën një mënyrë t ëveçantë për të kaluar pushimet, duke diskutuar dhe mësuar rreth të drejtave të tyre pronësore.

Në vend të pushimeve tradicionale, ata morën pjesë në kampet verore të organizuara në kuadër tëfushatës “Bëje Tënden -Regjistroje Pronën!”, të implementuar nga ATRC me mbështetjen e Bankës Botërore dhe në bashkëpunim me YMCA dhe PEN.

Për disa prej tyre, kjo ishte hera e parë që dëgjonin nga afër për të drejtat që ligji u garanton,sidomos për barazinë mes vajzave dhe djemve në trashëgimi. Shumë prej të rinjve rrëfyen se në familjet e tyre ende mbizotëron ideja që pasuria duhet të kalojë te meshkujt, dhe se këto kampe u dhanë atyre kurajo për të sfiduar mendësitë e vjetra.

Mundesh me e lexu edhe...

UP hap thirrjen për bursa master dhe për programin e Arteve

Gjatë këtyre kampeve, të rinjtë patën mundësi të diskutojnë hapur për çështje shpesh të heshtura në familjet kosovare, trashëgiminë, regjistrimin e pronës dhe rrugët ligjore për të mbrojtur të drejtat e tyre. Pjesëmarrësit, si nga komuniteti shqiptar ashtu edhe nga ai serb, krijuan një hapësirë të përbashkët ku ligjëratat, lojërat edukative dhe debatet ndërvepruese e bënë më të kuptueshme dhe të afërt temën e pronësisë. Ndërthurja e të mësuarit me argëtimin i bëri kampet tërheqëse dhe frytdhënëse.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ekspertët ligjorë i udhëzuan të rinjtë me shembuj praktikë mbi ndarjen e trashëgimisë,procedurat e regjistrimit të pronës dhe rëndësinë e dokumentimit në kadastër. Ky angazhim sollindryshim të dukshëm në vetëdijen e tyre.

“Pronën duhet me e nda në dy pjesë të barabarta. Vajza duhet ta ketë pjesën e vet, kurse djali pjesën e vet”, tha një pjesëmarrëse, duke reflektuar ndikimin e drejtpërdrejtë të trajnimeve.

Edhe përfaqësuesit e partnerëve theksuan rëndësinë e informimit të hershëm. Stefan Stojanovićnga PEN u shpreh: “Me 30 të rinj nga komuniteti serb patëm mundësi të flasim hapur për të drejtat që shpesh nuk shpjegohen askund tjetër.”

Një nga vlerat më të mëdha të këtyrekampeve ishte krijimi i lidhjeve mes të rinjve nga komuna të ndryshme dhe forcimi i ndjenjës së përkatësisë në një shoqëri që synon barazi dhe drejtësi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Përveç mësimit, kampet ofruan edhe një agjendë kulturore dhe sportive, duke përfshirë aktivitete rekreative, e punëtori të ndryshme. Kjo e bëri eksperiencën më gjithëpërfshirëse, duke i dhënë mundësi pjesëmarrësve të zhvillonin aftësi të reja shoqërore dhe të krijonin miqësi që shkojnëpërtej temës së trajnuar.

Këto kampe nuk ishin vetëm një mënyrë informimi, por edhe një hap drejt ndërtimit të bashkëpunimit mes komuniteteve dhe fuqizimit të gjeneratës së re për të marrë vendime të informuara mbi pronën që u takon pas moshës madhore. Për shumë pjesëmarrës, kjo përvojë u shndërrua në motivim që njohuritë e fituara t’i shpërndajnë në familjet e tyre, shoqëri dhe shkolla.

Në fund, këta të rinjë përcollën një mesazh të qartë, vetëdija qytetare dhe barazia në të drejtat pronësore janë themeli për një të ardhme më të drejtë dhe më gjithëpërfshirëse në Kosovë. Ata theksuan se vetëm përmes informimit, dialogut dhe pjesëmarrjes aktive të brezave të rinjmund të krijohet një shoqëri ku të drejtat e secilit respektohen pa dallim gjinie apo përkatësie etnike.

Mesazhi i tyre nuk ishte vetëm një reflektim i përvojës në kampe, por edhe një thirrje përndryshim që mund të ndikojë në familje, komunitet dhe shoqëri në tërësi./Katror.info

TAGGED:lajmePENTe drejtat pronesorete rinjtetop4YMCA

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Ekipi “yjor” që qëndronte pas suksesit të Apple-it
Artikulli i ardhshëm Haaland, Kane dhe Mbappe në garën e ‘nxehtë’ për ‘Këpucën e Artë’

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Senati i UP miraton konkurse të reja dhe avancim të personelit akademik

23 Shikime
Lajme

Dita Botërore e Televizionit

33 Shikime
Lajme

2025-ta me katër palë zgjedhje, KQZ-ja nis përgatitjet

30 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?