katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Barduani viziton Batalionin e Inteligjencës së KFOR-it
    3 hours ago
    Osmani dhe Orav bisedojnë rreth konstituimit të Kuvendit dhe zhvillimeve politike në vend
    3 hours ago
    Në tunelin e Llogarasë lëvizja e mjeteve do monitorohet 24 orë
    4 hours ago
    Përmbyllet me sukses stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25”
    3 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kosova fiton me spektakël ndaj Komoreve
    3 hours ago
    ”Mua besoj më shpëtoi portreti” nominohet si kandidat për Çmimet Evropiane të Filmit
    4 hours ago
    Dokumentari ‘Return to Kosovo’ shfaqet të premten në Shqipëri
    8 hours ago
    Rikthehet gjallëria në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në Ulpianë
    9 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Histori frymëzuese nga miliarderja më e re në botë
    5 hours ago
    Mitrovica do të mirëpresë 200 organizata kulturore nga Evropa në vitin 2027
    4 hours ago
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    2 days ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    A duhet të investoni tani në kriptovaluta?
    4 hours ago
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    4 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    4 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    4 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    5 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    5 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    6 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    5 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    7 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    1 week ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Teatër, muzikë e diskutime – rekomandimet e Suzanne Podcast për javën e parë të shkurtit
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Katrori YT

Teatër, muzikë e diskutime – rekomandimet e Suzanne Podcast për javën e parë të shkurtit

Last updated: 03/02/2025 10:49 AM
79 Shikime
Shpërndaje
Foto: Suzanne Podcast

Nëse e keni qef muzikën, këtë javë mundeni me këndu, me vallzu, më u mahnit me operë e balet, me techno, metal dhe soul: plot ngjarje, lansime singlash dhe albumesh. Bash gjithçka për gjithkond: Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton shfaqjen ‘Hope’ me shënu Ditën botnore kundër kancerit; premiera e operës madhështore ‘Aida’ të Giuseppe Verdit shfaqet nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit në Tiranë; eventi ‘Megadance’ sjelle plot DJ të mirë në Zone; Lui$a vjen me një single të ri pak soul Prishtine me shije losanxhelosiane, Frisson vjen me EP album dhe koncert me zo të ashpër metal.

E sjellim edhe programin e shfaqjeve teatrale të shkurtit nga Teatri i Gjilanit; nje prezantim dhe debat për reciklim moderume nga Engjëll Rodiqi në Hackerspace, dhe krejt n’fund prezantojmë skulpturat gjigante urbane të Pëllumb Meta, inspirume prej artistëve si Kaws dhe Orlinski.

Me pa: Shfaqja HOPE nga Baleti Kombëtar, Pallati i Rinisë, Prishtinë

Mundesh me e lexu edhe…

Barduani viziton Batalionin e Inteligjencës së KFOR-it

4 shkurti është Dita Botnore Kundër Kancerit, e organizata Action for Health Kosovo bashkë me Baletin Kombëtar të Kosovës, shfaq premierën “HOPE“. Sipas organizatorëve, HOPE është një “udhëtim emocional që trajton sfidën ma t’madhe të jetës – përballjen me një sëmundje të randë dhe luftën për me rujt shpresën.” Koreografinë e udhëheq Sead Vuniqi, muzika osht nga Phil Von, shfaqja ka edhe plot elemente të multimedias, video produksionit, etj. Mbahet në atelienë e Pallatit të Rinisë me 4 shkurt, në ora 19:30.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me pa/diskutu: “Alexander Kluge – Një Retrospektive”, Kino Armata dhe Hani i 2 Robertëve, Prishtinë

Retrospektiva e parë e njonit prej intelektualëve, regjisorëve, dhe filozofëve ma t’njoftun gjerman Alexander Kluge, po vjen në Kosovë me titull “Mësymja e tashmes ndaj kohës së ngelun”. Organizatorët “ftojnë publikun me eksploru veprat e Kluges, duke shqyrtu kinematografinë inovative të Kluge, teorinë e mediave dhe konceptin e tij të kundër-publikave—tu ofru njohuni mbi kujtimin, identitetin dhe diskursin pas krizës.” Retrospektiva përfshin shfaqje të filmave Abschied von Gestern (1966) dhe Die Artisten in der Zirkuskuppel: Ratlos (1968), plus ligjërata, punëtori dhe diskutime. Me hapjen e programit dy-ditor me një fjalim nga Prof. Dr. Rainer Stollmann, programi lidh punën e Kluge me përvojën kulturore dhe historike të Kosovës. Retrospektiva mbahet në Kino Armata dhe Hani i 2 Robertëve, prej 6 deri 8 shkurt.

Me kcy: Megadance, Zone Club, Prishtinë

Kolektivi M3G4D4NC3R osht bo bashkë prapë me Zone Electronic Series me pru një lajnap t’mirë me 6 DJa: Edeua (Shqipni), Delto (Itali), Nyst (Zvicër), Everlyn (Greqi), Ivana (Maqedoni) dhe dostin tonë Genc Elezaj. Po dokët super techno event, me emna që i njofim mirë edhe do që po vijnë për herë të parë. Skyte (për të cilën kena shkru) e ka bo brendingun e çart organik si zakonisht, e ngjarja mbahet me 8 shkurt, prej ores 23:00 e deri të nesërmen dikur…

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me dëgju: Opera “Aida” e Giuseppe Verdit, TKOB, Tiranë

Ehh, qe një ngjarje e madhe: Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor sjell në skenë njo nga kryeveprat ma t’mëdha të Giuseppe Verdit “AIDA”, me një produksion legjendar të Franco Zeffirelli. Ndoshta keni dëgju për Aidën, dramën e një dashnie të ndalume midis Aidas, princeshës etiopiane, dhe Radamesit, gjeneralit egjiptian, në sfondin madhështor të Egjiptit të lashtë. Tradhtia, sakrifica dhe lufta mes ndjenjave personale dhe detyrës kanë me ju mbajtë pezull deri në notën e fundit. S’kemi nevojë me ju përshkru muzikën e Verdit, e pasun me emocione të thella dhe pasione shpërthyse, ama presim që shfaqja ka mu shoqnu nga një skenografi madhështore dhe kostume magjepsëse, qysh zakonisht përcjellet çdo produksion i Aidas në botë. Premiera me 6 shkurt dhe ekstra shfaqjet me 8, 10 dhe 12 shkurt në Tiranë.

Me dëgju: Singli i ri “Solo” nga Lui$a, LA/Pr

Lui$a (emni artistik i Luiza Boshnjakut) osht një gru që o nis në Los Angeles me shpërthy edhe e ka nënshkru kontratën me labelin e njoftun global Broke Records (me ndihmë të super menaxhmentit të Three60 Music të njoftun), me shpërnda pak dashni, sensualitet, me zanin e vet dhe muzikën me pak soul, pak hiphop, pak pop. Rrëfimi osht që kanga u kriju brenda një dite, mas një party dikah në Hollywood, që tregon spontanitetin dhe krijimtarinë mrapa këtij projekti. Edhe video spoti osht spontan, urban edhe i xhirum në Prishtinë. Përcilleni edhe dëgjojeni se Lui$a ka m’u konë emën i madh edhe nëj ditë…

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me dëgju: Lansimi i albumit / koncert nga Frisson, Teatri Oda, Prishtinë

Koxha kom ngu metal (death e trash) si e vogël (imspirum prej vllaut Skifës) edhe dhomën e kom pas me postera të Maks Cavalera dhe Sepultura, Pantera edhe hala ka pak m’rreh zemra kur ni muzikë t’mirë metall, edhe pse skena te na pak a shumë u pushtu prej hiphopit ma shumë a ma pak estradesk, edhe me rock muzikë kanë mbetë do ishuj. E njani prej qatyne ishujve që kanë edhe fansa t’flaktë jane Frissoni. Ka koxha do vjetë që jon tu bo muzikë tepër t’mirë, me sound mirë t’përpunum, që të zgjon bash qat ndjenjën e frissonit (thrill pak i frikshëm) kur t’i ngon. Bendi që përbahet prej Ilir Brajshorit me vokal super special, gitaret prej Galdon Recices dhe prapë Ilirit, bass prej Rion Kika dhe tupanat prej Lum Havollit, po vijnë me EP album të ri (me 5 kangë dhe titull “A flet ky gjak”“) dhe koncert lansues, provokues, shurdhues, tranues në ODA, me 8 shkurt, në ora 8.

Me diskutu/inspiru: “Let’s talk recycling!”, Prishtina Hackerspace, Prishtinë

E kemi përcjellë punën dhe shkrimet e Engjëll Rodiqi edhe ma herët. Kësaj rradhe po vjen me një prezentim, përcjellun me diskutim se çka po ndodh aktualisht me menaxhimin e bërllogut në qytetet tona, por ma e rëndësishmja, me diskutu edhe çka po funksionon përnime me përmirsu situatën katastrofale – nga iniciativat në mahalla e deri te bizneset që po bojn ndryshime reale. Ftesa për këtë bashkëbisedim jep shpresë se “ka shumë sende që mujm me i mësu nga këto histori suksesi.” Prezentimi optimist në një situatë koxha pesimiste reth mbeturinave, mbahet në Prishtina Hackerspace, me 5 shkurt në ora 17:30.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me pa: Shfaqje teatri “E vërteta”, Teatri i Gjilanit

Deshtëm pak me diversifiku mbulimin gjeografik dhe po ju sjellim programin për muajin shkurt të Teatrit të Gjilanit. Sezoni ka me ja nis me 7 shkurt me shfaqje të komedisë vetanake “E VËRTETA” të Florian Zeller dhe regji të Agon Myftarit, një komedi që eksploron rrenat dhe sekretet mrena marrëdhanieve njerëzore. Guardiani pat thonë për Zeller se “osht një shkrimtar që fort ka qef me sjell konfuzion te publiku. Rrena dhe përdorimet e saj të shumta e fascionojnë autorin, dhe injoranca e pretendume shfaqet këtu si mjeti ma dinak: njohunia e fshehun osht një farë fuqije. Ama, një nga pytjet që ai ngre osht kjo: kur njohunia e fshehun për një tradhti i çmonton qëndisjet e një jetë, a osht ma shumë fuqi, se një mbulesë e trashë për paftësinë?”. Luajnë: Kushtrim Qerimi, Tringa Hasani, Avni Shkodra, Safete Mustafa Baftiu.

Me zbukuru: Pop sculpturat e Studio Pëllumb Meta, Prishtinë

Skulptura te na osht koxha e njëtrajtshme, socrealiste, jo fort lozonjare. Përmendoret në qytet krejt e përcjellin shabllonin komunist. Por nëpër botë sheh punime që janë përzimje e inspirimeve nga kultura e grafitti, pop arti, referenca të stripave të vizatum, e filmave antologjik. Artistat si KAWS me skulptura ironike të Miki Mausit dhe Richard Orlinski me gorilla inspirum nga King Kongu, janë omniprezente, prej figurinave të vogla nëpë aeroporte e deri në skulpura gjigante nëpër sheshe. Do prej tyne qaq shpesh janë riprodhu sa që ja kanë nis kapak kiç mu bo, por prapë e kanë njëfarë fryme që të shtin me buzëqesh sa herë i sheh.

E Pëllumb Meta e ka një studio që osht specializu bash në reproduksione të këtyre skulpturave ikonike me inspirime urbane, filmike, pop artistike. Pëllumbi bon edhe dekorime për festa te shtrigave dhe objekte hotelierike, ama punëdoren e ka të mirë, edhe gjithsesi bjen diçka që kemi nevojë. Kush s’ka nevojë me pa në sheshe të qyteteve tona pak shtazë të larmishme me na ndreq ditën?

Marrë nga Suzanne Podcast. /Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rriten shtesat për lehona
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova mikpritëse e mijëra trupave ushtarake për “Defender 2025”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rama pret liderët evropianë në Tiranë nën tingujt e këngës “Zjerm”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    FPPK dhe KPP Priping nënshkruajnë marrëveshje për Prishtina Open 2025
TAGGED:diskutimetekspozitaHOPEKatrori ytLuisa ZeniMonday MarksoperaSuzanne PodcastTeatri OdaTKOBtophome1zone club

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Puna me të cilën mund të fitoni 100 dollarë në orë
Artikulli i ardhshëm Nga kultivimi i tokës tek krijimi i artit, rrugëtimi i papritur i një fermeri britanik

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Katrori YT

Festivale electro, koncerte klasike e teatro – rekomandimet e kësaj jave nga Suzanne Podcasts!

23 Shikime
Katrori YT

Jazz, balet e ekspozita – Propozimet e Suzanne Podcast për këtë javë!

32 Shikime
Katrori YT

Koncerte, filma e festivale – rekomandimet e Suzanne Podcast këtë javë!

35 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?