Teatri Kombëtar nis sezonin e ri me komedinë “Kërkohet një tenor”, me regji nga Armand Bora.
Komedia është shkruar nga dramaturgu amerikan, Ken Ludwig, i cili ka shkruar një dyzinë dramash, duke përfshirë muzikalin e suksesshëm “Crazy for you”, me muzikë nga Gershwin.
“Kërkohet një tenor” konsiderohet një nga veprat e tij brilante dhe argëtuese, e cila premirën e pati në Londër në 1986-n dhe u shfaq në Broadway për 14 muaj rresht. Për publikun e kryeqytetit, shfaqja do të vijë në datat 18, 19, 20 dhe 21 shtator, në sallën Centrali 400, tek ArTurbina.
Ngjarja është vendosur në vitet ’30 të shekullit të kaluar, brenda një dhome ndenjeje. Titulli original është një lojë fjalësh për “Më huazo një tenner” (Lend me a tenor), d.m.th., një kartëmonedhë dhjetëdollarëshe, ku nga “tenner” përfundon në “tenor”./ATSH/Katror.info