katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Temperatura të larta sot në Kosovë
    13 hours ago
    Mot i nxehtë, temperatura deri në 34 gradë
    14 hours ago
    KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
    2 days ago
    Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027
    2 days ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17
    13 hours ago
    Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore
    14 hours ago
    Para koncertit, Jaho bën thirrje për ndërtimin e një shtëpie të Operës në Kosovë
    14 hours ago
    Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    14 hours ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    1 day ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    1 day ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    3 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    3 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    3 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    4 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    4 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    4 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    4 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    5 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    6 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Teatri rihapet pas grevës me “Martesën”, “Makbethin” e “Kamaren e turpit”
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Teatri rihapet pas grevës me “Martesën”, “Makbethin” e “Kamaren e turpit”

Last updated: 03/03/2025 9:34 AM
53 Shikime
Shpërndaje
Foto: KOHA

Janë shfaqjet që ishin në repertor para se greva e aktorëve të fillojë, ato që do t’ia hapin dyert institucionit më të lartë teatror në vend. Në ditët e para aktorët do të punojnë pa ndonjë benefit real nga greva, por janë në pritje të realizimit të një zotimi verbal që iu ka thënë ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku. Janë shfaqjet “Martesa”, “Makbethi” e “Kamarja e turpit” ato që do ta hapin “sezonin” post-grevë, shkruan KOHA.

Këtë javë, stafi i Teatrit Kombëtar të Kosovës i kthehet punës. Pas më shumë se tre muajsh, aktorët, punonjësit tekniko-artistikë do të kthehen në skenë për të hapur dyert për publikun. Janë shfaqjet që ishin në repertor para se greva e aktorëve të fillojë, ato që do t’ia hapin dyert institucionit më të lartë teatror në vend. Në ditët e para aktorët do të punojnë pa ndonjë benefit real nga greva, por janë në pritje të realizimit të një zotimi verbal që iu ka thënë ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Janë shfaqjet “Martesa”, “Makbethi” e “Kamarja e turpit” ato që do ta hapin “sezonin” post-grevë.

Mundesh me e lexu edhe…

Temperatura të larta sot në Kosovë

Udhëheqësi artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Kushtrim Mehmeti, ka thënë se është lajm tejet i mirë pezullimi i grevës. Sipas tij, është mirëpritur rinisja e punës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Natyrisht jemi shumë të kënaqur që po fillojmë me punën”, ka thënë ai.

Ka treguar se menjëherë do të nisin provat për shfaqjen “Art” me tekst të francezes Yasmina Reza e regji të Bashkim Ramadanit. Bëhet fjalë për një komedi me tri personazhe.

Aktorët e Teatrit Kombëtar të Kosovës kanë pezulluar grevën me 28 shkurt pas më shumë se tre muajsh aktivitet sindikal. Ky pezullim kishte ardhur pasi kishin marrë “porosi” nga ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku se kërkesat e tyre do të plotësohen brenda nja tri javësh. Pezullimi po ashtu është bërë pasi vetë disa aktorë kanë thënë se janë kërcënuar indirekt me ndalje të pagave e largim nga vendi i punës.

Sipas njoftimit zyrtar të Shoqatës Sindikale të Aktorëve të TKK-së, të premten vonë aktorët kanë pezulluar aktivitetin sindikal.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Pas një greve tremujore dhe insistimit tonë të vazhdueshëm për një konfirmim zyrtar nga Ministria e Kulturës lidhur me afatin e zgjidhjes së çështjes së ekuivalentimit të pagave të aktorëve, na është komunikuar verbalisht nga një anëtare e Bordit të Teatrit Kombëtar se ministri Hajrulla Çeku është zotuar që kjo çështje do të zgjidhet brenda tri javësh”, shkruhej në njoftim.

Aty bëhej e ditur se në momentin që Sindikata e Aktorëve merr një konfirmim zyrtar nga MKRS-ja se ky zotim do të realizohet brenda afatit të deklaruar nga vetë ministri Hajrulla Çeku, do ta ndërpresin përfundimisht grevën. Ky vendim është marrë me shumicë votash: 9 pro, 5 kundër, 2 abstenime.

“Sindikata vendos ta pezullojë grevën dhe t’i rikthehet skenës. Nëse brenda afatit të përcaktuar kjo çështje nuk zgjidhet, duke pasur mirëkuptim për pengesat eventuale, ne do të presim edhe tri javë të tjera. Nëse edhe pas kësaj periudhe nuk kemi një konfirmim zyrtar nga MKRS-ja për aprovimin e kërkesës sonë për ekuivalentimin e pagave, ne rezervojmë të drejtën për të rifilluar grevën dhe veprimet e tjera sindikale, në përputhje me të drejtat tona ligjore”, shkruhej në njoftim.

Të hënën e javës së kaluar, ministri i Kulturës në detyrë, kishte pritur në takim Këshillin Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Krejt aktivitetet e tjera të asaj dite janë bërë publike, pos këtij takimi. Nga dy burime brenda takimit, KOHA ka marrë vesh se ministri Çeku ka folur me përbuzje për grevistët dhe ka thënë se për dy-tri javë do të zgjidhet kjo çështje. Synimet janë që nëpërmjet një rregulloreje për sistematizim të vendeve të punës të bëhet ngritje e pagës për aktorët. Por, KOHA ka mësuar se nëpërmjet një akti nënligjor është e vështirë të ngrihen koeficientet që janë nga 8 e sipër. As deri në fund të javës, Ministria e Kulturës nuk ka kthyer përgjigje.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në fillim të kësaj jave, aktori Shkëlzen Veseli kishte thënë se pavarësisht kërcënimeve e shantazheve, ata nuk tërhiqen. Aktori Adrian Morina kishte përmendur edhe grevën e urisë si masë radikale. Por në këtë rast kishte folur vetëm për veten.

Para disa ditësh, aktorët i janë drejtuar me një letër ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku ku i kanë bërë me dije se ka kaluar koha ligjore e ndërmjetësimit. Kanë kërkuar që të dinë se deri ku ka shkuar procesi i plotësimit të kërkesave të tyre dhe janë shprehur të gatshëm për takim të përbashkët. Por MKRS-ja s’u ka kthyer zyrtarisht ndonjë përgjigje.

Në ditën e shpalljes së grevës më 17 nëntor të vitit të kaluar aktorët kishin thënë se mosreagimi pozitiv dhe përmbajtjesor i Ministrisë së Kulturës e ka sjellë gjendjen deri në këtë pikë. Konsiderojnë se janë degraduar me Ligjin për pagat në sektorin publik dhe kërkojnë “asgjë më shumë se kthim ku kanë qenë të ranguar”. Këtë kërkesë e kanë pasur edhe kur kishte nisur aplikimi i këtij ligji para 22 muajsh. Koeficienti i tyre ishte përcaktuar të jetë 8, kurse kërkesat qenë për 11. Përkthyer në shuma: paga e aktorit të kategorisë së parë me koeficient 8 është 880 bruto.

Deri te greva aktorët kanë ardhur pas paralajmërimit të parë në mes të shtatorit, kur provat kishin nisur me 10 minuta vonesë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Para 22 muajsh, kur ishin ngritur pagat me zbatimin e Ligjit për paga në sektorin publik, pakënaqësitë ishin shfaqur në disa institucione, duke filluar nga Teatri Kombëtar i Kosovës. Në kërkesën e Shoqatës Sindikale, të dërguar ende pa u aprovuar ligji, renditen edhe koeficientet e propozuara për pozitën e dramaturgut, mjeshtrit të dritave, organizatorit e deri te punëtorët tekniko-artistikë.

Kërkesa për rangime të tjera ka gjithandej institucioneve qendrore të kulturës.

Asokohe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, u kishte premtuar se koeficientet do të rishqyrtoheshin./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rriten shtesat për lehona
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova mikpritëse e mijëra trupave ushtarake për “Defender 2025”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rama pret liderët evropianë në Tiranë nën tingujt e këngës “Zjerm”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    FPPK dhe KPP Priping nënshkruajnë marrëveshje për Prishtina Open 2025
TAGGED:Aktoretgrevahajrullah cekuKamarja e Turpitlajme të miramakbethiMARTESATeatriTKK

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Evropa tenton ta kthejë momentumin për Ukrainën
Artikulli i ardhshëm Studiuesit amerikanë: “Qendrat e të dhënave të AI konsumojnë ujë sa shtetet”

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të miraNewsletter

Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17

19 Shikime
Lajme të mira

Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore

17 Shikime
Lajme të mira

Para koncertit, Jaho bën thirrje për ndërtimin e një shtëpie të Operës në Kosovë

18 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?