Zëvendësguvernatori i Teksasit, Dan Patrick, ka propozuar ndryshimin e emrit të biftekut të famshëm “New York strip” në “Texas strip” duke argumentuar se ‘Nju Jorku liberal nuk duhet të marrë meritën për fermerët tanë punëtorë’. “Në një botë të mbushur me çështje serioze me të cilat përballemi çdo ditë në Teksas, kjo zgjidhje e thjeshtë do të ndihmojë në tregtimin më të mirë të mishit të viçit të shtetit tonë. Kjo është një gjë e mirë për industrinë tonë të bagëtive”-shtoi ai.
Ai gjithashtu vuri në dukje se Teksasi ka numrin më të madh të bagëtive në vend, ndërsa Nju Jorku ka kryesisht lopë qumështi. Sipas Departamentit Amerikan të Bujqësisë, Teksasi kishte gati 4,1 milionë gjedhë të përdorura për mish viçi dhe 675 000 të përdorura për qumësht në vitin 2024, ndërsa Nju Jorku kishte 100 000 gjedhe të përdorura për viçat dhe 630 000 për qumësht, përcjell Top Albania Radio.
Kasapët dhe restorantet e Nju Jorkut e përshëndetën këtë ide me ironi, por duke e quajtur atë absurde dhe të padobishme. Pronari i ”War Room Tavern” në Albany, kryeqyteti i Empire State, planifikon të padisë Teksasin për një milion dollarë duke argumentuar se kjo nismë e Teksasit shkel trashëgiminë kulturore të shtetit dhe krijon dëm ekonomik për bizneset që mbështeten në njohjen dhe popullaritetin e biftekut.
Ndërkaq, një emër i ri duket se po i shtohet gatimeve tona dhe ai quhet Tempeh. I krijuar nga farat e sojës së verdhë, të fermentuar, ky ushqim vegjetal i pasur në proteina konsiderohet zëvendësuesi më i mirë i mishit. Me tempeh është krejtësisht e thjeshtë të eksperimentosh shije të reja. Ka formën e një buke të hollë e të ngjeshur, që megjithatë mund të shitet në feta. Origjina e këtij ushqimi të pasur është Indonesia por popullariteti po shtohet edhe në vende të tjera aziatike. Nga ana tjetër, tempeh përmban gjithashtu probiotik natyral dhe vitaminë B12. /Katror.info
Përgatiti:
