katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    NATO: Ballkani Perëndimor mbetet lart në agjendën e Aleancës
    2 hours ago
    Rita Ora vjen në Ohër më 1 gusht 2026
    2 hours ago
    “Arrethyësi” vjen në Prishtinë me balet madhështor në akull
    2 hours ago
    AMC organizon tryezë të rrumbullakët mbi menaxhimin e IST-ve
    3 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    Hapet thirrja për grante për bizneset e turizmit
    32 minutes ago
    Nga 170 në 300 euro, rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë
    2 hours ago
    Nis takimi trilateral Shqipëri–Kroaci–Kosovë për thellimin e bashkëpunimit ushtarak
    2 hours ago
    “Arrethyësi” vjen në Prishtinë me balet madhështor në akull
    2 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    22 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    1 day ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Telekomi nënshkruan kontratë në vlerë 15 milionë euro me kompaninë ‘Ericsson Nikola Tesla’
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Telekomi nënshkruan kontratë në vlerë 15 milionë euro me kompaninë ‘Ericsson Nikola Tesla’

Last updated: 19/01/2024 7:48 PM
162 Shikime
Shpërndaje
  1. katror.info>
  2. Lajme të mira>
  3. Telekomi nënshkruan kontratë në vlerë 15 milionë euro me kompaninë ‘Ericsson Nikola Tesla’

Telekomi i Kosovës ka njoftuar se kanë nënshkruar kontratë në vlerë 15 milionë euro me kompaninë nga Zagrebi i Kroacisë, “Ericsson Nikola Tesla”, për modernizimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit mobil të Telekomit të Kosovës.

Sipas komunikatës për media, kjo kontratë përfshin instalimin e pajisjeve moderne Ericsson 4G+ dhe 5G në pjesën radio të rrjetit mobil të Telekomit të Kosovës dhe mirëmbajtjen e rrjetit.


“Pas një procesi të hapur dhe të suksesshëm të tenderimit, Kryeshefja Ekzekutive e Telekomit të Kosovës, nënshkroi sot kontratën kornizë, në vlerë prej 15 milionë eurove, në mes Telekomit të Kosovës dhe kompanisë Ericsson Nikola Tesla nga Zagrebi, me të cilën vazhdon bashkëpunimi në mes të dy kompanive për modernizimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit mobil të Telekomit të Kosovës Sh.A. Në fund të këtij procesi, Telekomi i Kosovës do të jetë i pajisur me teknologjinë e fjalës së fundit dhe shtrirjen/mbulueshmërinë më të madhe në territorin e Kosovës me teknologjinë 4G+ dhe 5G. Ndërsa qytetarët e Kosovës, përkatësisht konsumatorët e Telekomit të Kosovës do të kenë shërbimet më të avancuara dhe produktet më atraktive në treg”, thuhet në komunikatë.

Mundesh me e lexu edhe...

Hapet thirrja për grante për bizneset e turizmit

Siç është njoftuar edhe më herët publiku, Kontrata përfshin instalimin e pajisjeve moderne Ericsson 4G+ dhe 5G në pjesën radio të rrjetit mobil të Telekomit të Kosovës dhe mirëmbajtjen e rrjetit!

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Lidhur me këtë ngjarje të rëndësisë së veçantë, Kryeshefja Ekzekutive e Telekomit të Kosovës, Burbuqe Hana, është shprehur e lumtur që pas një procesi të hapur dhe të suksesshëm tenderues, nënshkroi kontratën për modernizimin e plotë të rrjetit mobil Vala (400 Stacione Bazë) me kompaninë prestigjioze ndërkombëtare Ericsson Nikola Tesla.

“Me këtë, po i kurorëzojmë përpjekjet tona për modernizimin e plotë të telefonisë mobile Vala, përfshirë këtu edhe teknologjinë e avancuar 5G”, tha ajo, duke shtuar se “me këtë do të ju ofrojmë konsumatorëve të Telekomit të Kosovës, fjalën e fundit të teknologjisë, duke u ofruar kështu qytetarëve të Kosovës shërbime të avancuara, kurse bizneseve mundësi më të mëdha për zhvillimin e aktivitetit të tyre”, ka thënë Hana.

Ajo gjithashtu njofton se projekti i modernizimit të përgjithshëm të rrjetit, në tërësi do të implementohet deri në fund të vitit 2024, ndërsa regjioni i Prishtinës do të modernizohet tërësisht dhe do të ketë mbulueshmëri të plotë qysh gjatë verës së këtij viti.

Ndërkaq, Gordana Kovaçeviq, presidente e Ericsson Nikola Tesla, lidhur me nënshkrimin e kësaj kontrate ka thënë se “Më vjen mirë që po vazhdojmë bashkëpunimin tonë me Telekomin e Kosovës për modernizimin dhe zgjerimin e rrjetit të tyre mobil. Platforma e fuqishme 5G e Ericsson, e kombinuar me zgjidhje inovative të TIK-ut nga ekspertët tanë, është baza për shërbime të avancuara të komunikimit dhe një sërë mundësish të reja që do të jenë në dispozicion të qytetarëve dhe bizneseve në Kosovë. Vazhdimi i partneritetit tonë do të kontribuojë në forcimin e pozitës sonë në tregun e Kosovës, ku kemi qenë prezent për shumë vite. Ne kemi punësuar një numër ekspertësh të rinj në zyrën tonë në Prishtinë vitin e kaluar, të cilët së bashku me kolegët nga i gjithë Grupi Ericsson Nikola Tesla, marrin pjesë në zhvillimin dhe zbatimin e zgjidhjeve më të fundit teknologjike për operatorët kryesorë në botë”.

Qytetarët e Kosovës dhe konsumatorët e Telekomit të Kosovës, me këtë projekt do të kenë teknologjinë e fjalës së fundit të rrjetit mobil, rrjetin funksional të standardeve më të larta dhe mirëmbajtjen më efektive, si dhe shërbimet dhe produktet më atraktive në fushën e telekomunikacionit, në tregun e Kosovës!

Me këtë rast, duhet falënderuar posaçërisht aksionarin, Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe qytetarët e Kosovës të cilët edhe përkundër gjendjes së mjerueshme në të cilën e gjetëm Telekomin e Kosovës në vitin 2020, besuan dhe mbështetën projektin e rimëkëmbjes dhe fuqizimit të operatorit të vetëm publik të telekomunikacionit në vend, thuhet në komunikatë. /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:ericsson nicola teslakontratëlajme të miramarrëveshjemilionanikola teslatop1top3tophome2

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Festivali mbarëkombëtar i humorit rikthehet pas 30 vitesh në Shkodër
Artikulli i ardhshëm Lana Del Rey pjesë e kampanjës së Kim Kardashian ‘SKIMS’

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Nga 170 në 300 euro, rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë

13 Shikime
Lajme të mira

Nis takimi trilateral Shqipëri–Kroaci–Kosovë për thellimin e bashkëpunimit ushtarak

10 Shikime
LajmeLajme të mira

“Arrethyësi” vjen në Prishtinë me balet madhështor në akull

10 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?