Sot në Prishtinë është themeluar “Environmental Platform of Kosovo” (PEK), një mekanizëm i ri avokimi dhe adresimi të sfidave mjedisore në Kosovë.
Sipas deklaratës së organizatës që merret me mbrojtjen e mjedisit, EcoZ, gjatë takimit themelues u diskutuan çështjet kryesore mjedisore me të cilat përballet vendi, u shqyrtua statuti i platformës dhe u përcaktuan dy objektiva strategjike për vitin 2025: ndotja e ajrit dhe menaxhimi i mbeturinave, transmeton Katror.info.
Në këtë iniciativë u angazhuan organizata të ndryshme të shoqërisë civile, të cilat do të kontribuojnë në fuqizimin e përpjekjeve për një mjedis më të pastër dhe të qëndrueshëm në Kosovë, thuhet në njoftim. /Katror.info
Përgatiti:
