Është themeluar sot Lidhja e Bizneseve të Kosovës, e cila në njoftimin e saj ka theksuar se bizneset në Kosovë tani do të kenë mbrojtje dhe përkrahje për një klimë më të përshtatshme të të bërit biznes.
Në këtë njoftim thuhet se kjo lidhje ka për qëllim që ti adresoj të gjitha nevojat e domosdoshme si ligjore e ato teknike, pranë institucioneve përkatëse, duke ofruar shembuj konkret si rrugëzgjidhje për rritjen e ekonomisë së vendit dhe promovimin tuaj brenda dhe jashtë vendit.
Deri më tani pjesë e anëtarësimit në Lidhjen e Bizneseve janë mbi 150 kompani të profileve të ndryshme prodhuese, tregtare, sherbyesem, financiare dhe tjera, po ashtu edhe disa shoqata të sektorëve të ndryshme, ku kryetar i Lidhjes është Besart Dreshaj.
“Të dashur afaristë,
Bizneset në Kosovë që tani e tutje, do ta kenë një mbrojtje dhe përkrahje për një klimë më të përshtatshme të të bërit biznes.
Kjo, pasi në Kosovë është themeluar LIDHJA e BIZNESEVE të KOSOVËS, e cila, për Ju dhe në emër Tuajin, do të jetë zë i fuqishëm i bizneseve , duke i adresuar të gjitha nevojat e domosdoshme si ligjore e ato teknike, pranë institucioneve përkatëse, si dhe, duke ofruar shembuj konkret si rrugëzgjidhje për rritjen e ekonomisë së vendit dhe promovimin tuaj brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në njoftim./Katror.info