Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) organizoi aktivitetin ndërgjegjësues “Puna e rrezikshme shkatërron fëmijërinë”.
Drejtoresha Donjeta Kelmendi tha se instalacioni paraqet format e rrezikshme të punës që dëmtojnë shëndetin, mirëqenien dhe edukimin e tyre, raporton Ekonomia Online.
Ajo bëri thirrje për veprim të menjëhershëm për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë.
“Kemi organizuar këtë instalacion për të paraqitur format e rrezikshme dhe të rënda të punës së fëmijëve. Në Kosovë ka shumë fëmijë, të cilët punojnë punë të rënda. Lista e punëve të rënda është e gjatë dhe përmes këtij instalacioni duam të japim mesazhin që puna e rrezikshme shkatërron fëmijërinë e tyre, dëmton rëndë shëndetin, mirëqenien dhe edukimin e tyre.
Kjo është një thirrje nga ne për ndërgjegjësim dhe për veprim për parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijëve nga punët e rënda. Vetëm sa është bërë ky si instalacion. Mirëpresim interesimin nga qytetarët”, tha ajo. /EO /Katror.info
Përgatiti:
